Mobi Casa

Dekriminalizimi e shkëput krimin nga politika e institucionet

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Analistët politikë dhe njohësit e skenës politike në Kosovë konsiderojnë se ka ardhur koha, kur kjo politikë të thyhet përmes rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj saj, dhe ta bëjnë atë më përgjegjëse për situatën e rëndë politike e ekonomike në vend.

Analistët politikë dhe njohësit e skenës politike në Kosovë konsiderojnë se ka ardhur koha, kur kjo politikë të thyhet përmes rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj saj, dhe ta bëjnë atë më përgjegjëse për situatën e rëndë politike e ekonomike në vend.

Aq më tepër, një pritje e tillë bëhet më reale, përderisa ditëve të fundit zyrtarët amerikanë kanë takuar të gjithë njerëzit e politikës me ndikim, prandaj pritet që hapi i radhës të jetë kërkesa për dekrimininalizimin e politikës dhe institucioneve shtetërore, që njerëzit me të kaluar kriminale dhe me aktakuza të mos mund të jenë pjesë e Parlamentit dhe institucioneve shtetërore, përfshirë edhe ato të drejtë- sisë. “Do të duhej të kishte reflektim në temat e tilla, siç janë: dekriminalizimi, lufta anti-korrupsion, qeverisje e drejtë politike, llogaridhënëse dhe mosabuzim me votat e qytetarëve. Bërja transparente edhe e financimit gjatë fushatave zgjedhore duhet të jetë përkushtim i secilit subjekt politik, jo ta bllokojnë Kuvendin në kundërshtim me interesin e qytetarëve. Duhet të bëhet kriter që përfundimisht njerëzit me aktakuza nuk mund të kandidohen, të nxirret edhe Ligji për partitë dhe të vendosen kritere se kush mund të jetë deputet dhe jo secilit t’i ofrohet kjo mundësi. Deri më tani në zgjedhjet pa kritere ka ndodhur që mbi 90% të deputetëve të jenë të paaftë për të gjitha funksionet e një ligjvënësi meritor e lëre më për të implementuar ligjin”, theksoi analisti politik Blerim Burjani për “Kosova Sot”.

Mobi Casa

Shpresat minimale Një ndryshim të tillë serioz reformator e sheh zgjidhe urgjente edhe analisti Hidajet Ahmeti. “Kosova e veçanërisht sistemi politik i Kosovës vuan nga njerëz, të cilët kanë të kaluar kriminale dhe akoma frymojnë në institucionet shtetërore, por njëkohësisht derdhin helm në shoqëri. Me njerëz, të cilët frymojnë dhe shohin me syzet e krimit, korrupsionit, zhvatjes e kontrabandës, Kosova asnjëherë nuk mund ta marrë kahun e duhur. Është imperativ i kohës që këta njerëz të largohen nga institucionet shtetërore dhe shteti të çlirohet nga kjo logjikë dhe frymë e funksionimit”, theksoi Hidajet Ahmeti për gazetën.

Sido që të jetë, ai thotë se akoma shpresat janë minimale për këtë ndryshim, nëse mendojmë që ky pastrim dhe iniciativë të merret nga brenda, pasi që në momentin që prekën interesat e ngushta politike të njerëzve me ndikim në skenën politike kosovare, politika do të barrikadohet. “Një iniciativë e tillë mbetet brenda konturave të dëshirave, pasi që pengesat, të cilat dalin nga njerëzit e krimit është shumë e vështirë të kalohen. Gjykoj se këta njerëz, të cilët e duan shtetin e kanë guximin dhe vullnetin për ta luftuar të keqën, këta janë heronj të vërtetë e jo ata, të cilët për një vit lufte çlirimtare një obligim që e kanë kryer ndaj një kauze ta përkthejnë në interesa personale, duke bërë korrupsion, krim e kontrabandë, pa dashur të gjeneralizojmë rastin”, theksoi Hidajet Ahmeti. “Vetëm presioni ndërkombëtar mund ta lëvizë këtë proces përpara”, është shprehur Ahmeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.