Hidromorava

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës në fazën finale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq kanë folur sot lidhur me votën kundër ndaj Kosovës të deputetes serbe nga Mali i Zi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare, e cila kundërshtoi raportin e Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një deklaratë për media tha se Mali i Zi nuk ka votuar kundër Kosovës, por një deputete që përfaqëson një subjekt politik.

“Përfaqësimi në Këshill të Evropës është i tillë që duhet të reflektojë edhe përbërjen politike të parlamenteve nacionale dhe rrjedhimisht Maja Vukiçeviq përfaqëson një politikë që shkon kundër qëndrimeve të Malit të Zi… Edhe ne në Parlamentin e Kosovës kemi Listën serbe që veprojnë dhe punojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, me rëndësi është që vota e Vukiçeviqit nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi. “…Por votat si kjo tregojnë se sa e rëndësishme është intensifikimi i bashkëpunimit dhe margjinalizimi i veprimeve të tilla”, tha zëvendëskryeministri.

Ndërkaq, edhe ministrja për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq tha se kjo votë nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

FIDANISHTJA

Ministrja malazeze shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror i cili mbahet në muajin maj, që i bie në fazën finale.

“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërish qëndrimin e qeverisë … Mali i Zi në maj do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha ajo.

Ndryshe, Maja Vukiçeviq, përfaqësuese nga Mali i Zi në Komitetin për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare ka votuar kundër raportit të Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Vukiçeviq është nga partia serbe “Partia Popullore Demokratike” në Mal të Zi, parti kjo me orientim pro – serb. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.