Fundamenti

Deklarimi dhe pagesa e tatimit në të ardhura personale, ATK’ja ka një njoftim me rëndësi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se është zgjatur afati për deklarimin dhe pagesën e tatimit në të ardhura personale, raporton Express.

Sipas njoftimit të ATK’së, afati është zgjatur deri më 31 maj 2022.

“Deklarimet dhe pagesat e bëra për Tatim në të Ardhura Personale deri në afatin e zgjatur, gjegjësisht 31 Maj 2022, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi. Për llojet tjera të tatimeve dhe kontributeve, përveç Tatimit në të Ardhura Personale, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të vazhdojnë me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale

Eco Higjiena

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 22/2022 të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve të datës 29.03.2022, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore 2021.

Afati për deklarimin dhe pagesën e Tatimit në të Ardhura Personale për periudhën tatimore 2021, zgjatet deri më 31 Maj 2022.

Deklarimet dhe pagesat e bëra për Tatim në të Ardhura Personale deri në afatin e zgjatur, gjegjësisht 31 Maj 2022, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për llojet tjera të tatimeve dhe kontributeve, përveç Tatimit në të Ardhura Personale, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të vazhdojnë me përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.