Fundamenti

Deklaratat për shkëmbimin e territoreve, Murati: Kurti e ka reduktuar dhe barazuar konceptin e lirisë me atë të feudalizmit dhe monarkisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Albin Kuri për shkëmbimin e territoreve.

Murati ka thënë se kryeministri e ka reduktuar dhe barazuar konceptin e lirisë me atë të feudalizmit dhe monarkisë.

“Trajtimi i ripërcaktimit të kufijve nga ana e kryeministrit si një ide me ngjyrime feudale nënkupton se kryeministri vullnetin politik të shqiptarëve të Kosovës Lindore për bashkim me Kosovën dhe të drejtën e tyre të vetëvendosjes i paska konsideruar se kanë “ngjyra feudale”. E paska reduktuar dhe barazuar kryeministri konceptin e lirisë me atë të feudalizmit dhe monarkisë! Bravo i qoftë!”, ka shkruar ai në Facebook.

UBT

Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes, tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por “ideja ende nuk ka vdekur”.

Kurti në diskutimin “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” i cili po moderohet nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS) tha më tej se njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, është e vështirë ta braktisin këtë nostalgji dhe të angazhohen në zgjidhje demokratike e evropiane. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.