FITORJA

Deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës, ‘e qojnë peshë’ qeverinë e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës i kanë çmendur liderët serbë nga Beogradi.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka reaguar deklaratave të Thaçit duke thënë se kjo nuk është realitet, shkruan lajmi.net.

Ajo i referohet deklaratës së djeshme të Thaçit ku përsërit qëndrimin e tij se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Kosovës si e drejtë historike.

”Kosova do të njihet nga Serbia si shtet i pavarur dhe sovran duke respektuar integritetin territorial të sotëm të Republikës së Kosovës. Jam ithar dhe entuziast që Presheva e Medvegja e Bujanoc t’i bashkëngjiten Republikës së Kosovës pa u cenuar teritori ynë, sepse është e drejtë historike dhe ky do të ishte vetëm përmirësim historik”, ka thënë mbrëmë Thaçi në Opinion.

Uji Dea

Thaçi flet për territoret: Pazare nuk do të ketë, shkëmbim nuk do të ketë

Bërnabiq gjithashtu ka thënë se shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë filluar t’i përkrahin monumentet fetare, kulturore dhe historike, por ajo gjithashtu deklaroi se e din për historinë që e kanë ata qytetarë.

E nervozuar, Bërnabiq shprehet se Thaçi mund të ketë pretendime edhe ndaj Brukselit e Budapestit, por se një gjë e tillë sipas saj nuk mund të ndodhë.

Kjo nuk është hera e parë që deklaratat e presidentit Thaçi shkaktojnë nervozizëm tek liderët serbë. Tema e njëjtë kishte ngjallur muaj më parë edhe reagimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ministrit të jashtëm Ivica Daçiq dhe qeverisë serbe. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.