Eko Higjiena

Deklaratat e ndërkombëtarëve për përkrahje – ekspertët i konsiderojnë serioze, i quajnë trysni për zhvillim

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Numër i madh i delegacioneve të nivelit të lartë e kanë vizituar Kosovës muajt e fundit, raporton Ekonomia Online. Në deklarimet e tyre ata nuk janë kursyer që të thonë se mbështesin Kosovën në shumë fusha pa përjashtim.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se vizitat e delegacioneve të huaja në Kosovë dhe mbështetja e tyre e hapur për liberalizimin e vizave dhe dialog është njëmend.

Por ata thonë se i përket heqjes së vizave varet edhe nga shtetet anëtare të BE-së të cilat janë ende skeptike, madje konsiderojnë se kjo është edhe një lloj trysnie për zhvillim.

Avni Mazreku profesor i të Drejtës Evropiane, në një intervistë për Ekonomia Online tha se disa nga shtetet anëtare të BE-së e kanë seriozisht mbështetjen e Kosovës në shumë procese.

Kur flet për heqjen e regjimit të vizave ai përmend Gjermani si përkrahësen më ta madhe e Francën si skeptike.“Po disa nga shtet anëtare të Bashkimit Evropian, duket se vërtetë e kanë seriozisht çështjen e liberalizimit të vizave, përkatësisht dhënien e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. E cila, në fakt është e drejtë fundamentale e qytetarëve evropian, me pa të drejtë janë të privuar vetëm qytetarët e Kosovës nga kjo e drejtë së paku në kontinentin e vjetër në kontinentin e Evropës, kontinent të cilit edhe i takojnë qytetarët e Kosovës”.“Por, disa nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE, që kërkohet në fakt edhe pajtimi i tyre ata nuk janë aq entuziast sa disa prej shteteve anëtare. Përshembull, Gjermania duket të jetë shumë pro liberalizimit të vizave, po Franca ende ka rezerva, përndryshe ka manifestuar rezerva të hapura edhe në nivelet më të larta të saj, edhe në nivelin e përfaqësimit nga ana e presidentit të saj Macron”.

Fundamenti

Mazreku thotë se përderisa nuk kemi sinjale të qarta nga shtetet anëtare, çështja e liberalizimit të vizave për vendin tonë është ende e hapur.“Deri sa nuk kemi sinjale të qarta nga ata që e përbëjnë Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të BE, çështja e marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën është ende e hapur dhe e pambyllur”.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Mazreku thotë se Bashkimi Evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e me këtë rast nuk mund të imponoj zgjedhjen finale që është njohja reciproke, raporton EO.“Bashkimi Evropian ka manifestuar mbështetje për procesin e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, po në qoftë se i referohemi perceptimit të Prishtinës se çka janë rezultatet finale të këtij dialogu dhe sa BE është në linjë me qëndrimet e Prishtinës, e që pritjet e tona janë që fundi i dialogut duhet të rezultojë me njohje reciproke”.“Çka në fakt edhe është qëndrim i qartë i ShBA. Bashkimi Evropian ka qëndrim neutral në raport me statusin final të Kosovës, Bashkimi Evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Rrjedhimisht duke mos e njohur vetë BE, është në pozitë të hendikepuar, apo për mos me thënë është ambicie imagjinare për Kosovën që të presim që Bashkimi Evropian do ta imponoj si zgjedhje finale çështjen e njohjes reciproke sepse vetë BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Edhe njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një intervistë për Ekonomia Online tha se ardhja e delegacioneve të Unionit Evropian dhe shteteve anëtare është një lloj trysnie për të përshpejtuar tema të hapura si dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ardhja e zyrtarëve të lartë të Unionit Evropian dhe shteteve anëtare nënkupton para së gjithash menaxhimin e dallimeve ekzistuese ndërmjet zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe Serbisë”.“Më pastaj është edhe formë trysnie për të adresuar temat e hapura dhe për të përshpejtuar ritimin e dialogut për sa i takon temave. Andaj, kjo duhet parë edhe nga këndvështrimi i mbështetjes, i trysnisë edhe i menaxhimit të dallimeve ekzistuese ndërmjet liderëve institucional të dy shteteve”.