ARKATANA

Deklarata të pamatura e të rrezikshme!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Nehat Hyseni – Prononcimi i pamatur dhe i panalizuar mirë të kryetarit të Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, i cili këto ditë u shprehë se “Lugina e Preshevës ka të drejtë ligjore të bashkohet me Shqipërinë”, e dëmtojnë rëndë çështjen e shqiptareve në përgjithësi dhe të atyre të Luginës së Preshevës, në veçanti.

Ky ishte një prononcim populist dhe i paanalizuar fare, meqë bashkimi i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi praktikisht të ndodhë, dmth të bashkëngjitet me Shqipërinë, pa u bashkuar më parë Kosova dhe Maqedonia Perëndimore, (që është e banuar me shumicë shqiptare) me Shqipërinë.

Pra, Lugina e Preshevës nuk kufizohet askund me Shqipërinë, prandaj edhe nuk mund të bashkohet me te. Besoj se këtë çështje duhet ta dijë mirë z. Danaj dhe z. Musliu.
Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës në vitin 1992 kemi bërë Referendumin “për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”.

Pra, për bashkim me Kosovën, sepse me Shqipërinë e kemi të pamundur që të bashkohemi, meqë nuk kufizohemi me te askund. Madje, kufirin më të afërt me Shqipërinë e kemi jo më afër se 150 km.

Prandaj, fizikisht është e pamundur një gjë e tillë. Natyrisht se dëshira e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën dhe me mbarë Shqiptarinë, është e madhe dhe e kahëmotshme.

FIDANISHTJA

Këtë ata e kanë dëshmuar gjatë historisë së shumëvuajtur, por edhe të lavdishme kombëtare, madhe edhe duke luftuar me armë në dorë, deri në vetflijim.

Por, çështjes sonë aspak nuk i kontribuojnë deklaratat e pamatura dhe joserioze, si puna e z. Musliu dhe z. Danaj, të cilat madje nuk i marrin parasysh faktet e përmenduratë njohurive elementare nga gjeografia!

Deklaratat e tilla për përfitime politike e dëmtojnë rëndë çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe atë të shqiptarëve në përgjithësi, duke hapur madje çështje shumë të rrezikshme aktualisht për shqiptarët në Ballkan.

Prandaj edhe prononcimi i z.Danaj se”kërkesa e Partisë LPD dhe e kryetarit të saj Jonuz Musliu, është një kërkesë e drejtë, e pjekur dhe në kohën e duhur”, është e panenduar mirë dhe e palogjikshme.

Si e tillë, kuptohet se nuk është përkrahur nga asnjë institucion shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.