Fundamenti

Deklarata për shkëmbimin e territoreve, Çitaku: Është turp që Kurti merret me Thaçin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili sot deklaroi se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë.

Çitaku në reagimin e bërë thotë se është turp që Kurti merret me ish presidentin Hashim Thaçi, transmeton Telegrafi.

“Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit. Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaqë vogëlsine e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme. Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në”, ka pohuar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se gjatë qeverisjes së Thaçit ka pasur rezultate të shumta.

Eco Higjiena

“Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit është një ure këmbësorësh fshati dhe një mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt”, ka pohuar ajo në Facebook.

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti gjatë diskutimit të tij në kuadër të Forumit të Paqes tha se po jetojmë në kohën kur projekti i shkëmbimit të tokave ka dështuar, por ideja siç tha ai ende nuk ka vdekur.

“Ky projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, një prej paraardhëseve të mi, pasi në atë kohë është parë si një rregullim, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familje të tyre e që flasin për territore të shtetit të tyre si të ishin prona private”, tha Kurti. /Telegrafi/