UBT

Deklarata për Asociacionin dhe njohjen de-facto nga Serbia, Pollo: Ndërmjetësuesit e BE-së nuk arrijnë ta thonë kurrë këtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Politikani shqiptar dhe ish-zëvendëskryeministri, Genc Pollo, ka komentuar zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi si dhe deklaratën e përbashkët të liderëve të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian pas takimit në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.

Pollo e ka konsideruar këtë si një ofertë të drejtë, derisa të krijohen kushtet për një njohje të ndërsjellë diplomatike.

“Kjo është një ‘quid pro quo’ e drejtë. Derisa të krijohen kushtet për një njohje të plotë të ndërsjellë diplomatike. Puna është se duhej deklarata e përbashkët e liderëve të Gjermanisë dhe Francës për ta deklaruar këtë publikisht”, ka shkruar Pollo në rrjetin social “X”.

Mobi Casa

Politikani shqiptar ka thënë se lehtësuesit e dialogut nga BE-ja nuk arrijnë kurrë që të thonë një gjë të tillë, pavarësisht se kanë punuar me planin franko-gjerman prej dy vitesh.

Si tutje është shprehur se në konkluzionet e Këshillit të BE-së pas takimeve në Bruksel përmendet vetëm Asociacioni, por jo edhe njohja de-facto nga Serbia.

Sipas tij, kjo vërteton edhe më tej dyshimet për mungesë të largpamësisë dhe për paragjykime nga lehtësuesit.

“Shpresojmë se kjo mund të korrigjohet, por vetëm nëse udhëzimet e rrepta nga drejtuesit do ta drejtojnë procesin në fazën tjetër”, ka shkruar Pollo. /Telegrafi/