RCCOLA

“Deklarata naive e Blinkenit”, Hovenier për Kurtin: Ishte i nxehur në ato momente – politika e jashtme amerikane nuk është naive

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

“Mendoj se jo vetëm që është e padrejtë dhe e gabuar, e edhe lënduese, por në të njëjtën kohë është shumë naive”, kjo deklaratë e Kurtit drejtuar sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, është e pranueshme, “pasi ndjenjat ishin të nxehta” në ato momente.

Hovenier, më tej ka thënë se aparati i politikës së jashtme të ShBA-ve nuk është i keqinformuar, apo naiv.

Hidromorava

“Komenti im është se në atë çast, ndjenjat ishin të nxehta dhe mendoj se është me rëndësi të pranohet kjo. Nuk besoj që aparati i politikës së jashtme amerikane, unë apo të tjerët jemi të keqinformuar ose naivë. Mendoj se kemi kuptim të mirë të motiveve dhe veprimtarisë dhe veprimeve të aktorëve këtu. Por, qëllimi ynë është i qartë: duam të shohim Kosovën duke ecur përpara në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik”,ka thënë Hovenier në Rubikon.