FIDANISHTJA

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritë,
Delegatët ka porositë –
Të shpallë aktin e Pavarësisë ,
T’i hapë rrugën demokracisë !

Zëri i popullit po na thërret –
Për vend tonë t’ vendosim vet !
T’ jemi Zot t’ atdheut tonë –
Këmba e huaj mos t’ na sundojë !

Delegatët si kreshnik ,
Në Prishtinë më 2 Korrik ,
Para tanksave të Serbisë –
Shpallën aktin e Pavarësisë !

Shpallë Kosova – PAVARËSI ,
Shpallet KOMB , e jo KOMBËSI !
Popullata e mbarë shqiptare –
T’ i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !

Delegatët trima e trimëresha ,
Si luaj e luanesha ,
Me vullnetin e gjithë njerëzisë –
Ia dhanë vuln e historisë !

O, rroftë Kosova , rroftë flamuri ,
Me djemë trima – zemërguri !
As n’ Ballkan , as tej oqeani –
S’ na përqanë për jetë dushmani !

Shumë urime nga mbarë bota –
Faqebardhë të pret Evropa !
T’ pret Gjeneva e Amerika –
Me fat t’ qoftë ty, REPUBLIKA !

FIDANISHTJA

II. Kushtetuta e 7 Shtatorit
-Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

O, delegatët popullorë –
Mblidhen tok më 7 SHTATOR !
N’ bazë t’ vendimeve të 2 KORRIKUT –
Ia mësyjnë grykës së Kaçanikut !

O, n’ Kaçanik , n’ qytet të dritës –
Mbajnë KUVENDIN E REPUBLIKËS !
Shpallë Kosova – KUSHTETUTËN ,
VETËVENDOSJEN EDHE SHKËPUTJËN !

O, shpallë Kosova: REPUBLIKË,
SHTET TË LIRË DEMOKRATIK !
SHTET TË KOMBIT TONË SHQIPTARË
Dhe i pakicave kombëtare !

O, SHTET SOVRAN E JURIDIK –
TERITORI I SAJ UNIK !
Ka themelet t’ forta si gurin ,
STEMËN , HIMNIN DHE FLAMURIN !

O, moj Kosovë, ty , tu shtoftë buka –
Me fat t’ qoftë ty : KUSHTETUTA !
O, moj Kosovë , ty , tu shtoftë rrita –
Me fat t’ qoftë ty : REPUBLIKA !

*****Demir KRASNIQI: “MALLËNGJIME E USHTIMA” – Gjilan, 1993, faqe 171,172 dhe 173 .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.