Eko Higjiena

Deklarata e Lajçakut për ndryshimin e Kushtetutës, Basha thotë se Ahtisari ishte kompromisi kombëtar që ka bërë Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë javës që lamë pas, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë një deklaratë nga Beogradi që ka ngritur reagime të shumta në vend, raporton Gazeta Express.

Lajçak ka thënë se Kosova duhet të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që dy shtetet të dakordohen edhe për Asociacionin, duke shtuar se e njëjta nuk është Bibël të mos ndryshohet.

Për këtë kërkesë të Lajçak është pyetur në emisionin e mëngjesit në ABC News, e që është transmetuar drejtpërdrejt edhe në T7, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Eco Higjiena

“E para unë nuk jam këtu për t’i dhënë mend qeveritarëve të Kosovës. Unë nuk jam thjesht kryetar i opozitës, por edhe kryeministër i ardhshëm, dua të deklaroj këtë, që aksi i politikës rajonale të Tiranës duhet të korrigjohet me shpejtësi. Politika jonë do të jetë në mbështetje të plotë”, thotë ai, teksa pyetet për kërkesën e Lajçakut.

Ai shton se pakoja e Ahtisarit ka qenë kompromisi kombëtar që ka bërë Kosova në raport me Serbinë.

“Personalisht kam deklaruar se paketa e Ahtisarit është kompromis kombëtar dhe është kompromisi më i madh i arrirë, përpjekjet tjera nuk i ndihmojnë Kosovën, Serbinë dhe integrimin evropian. Hapi i parë edhe më i rëndësishëm është njohja reciproke, kryeministri Hoti ka mbështetjen time të plotë, çdo hap që cenon integritetin apo sovranitetin e Kosovës e çon gjithë rajonin prapa dhe shkatërron vite të investimit amerikan në Ballkan”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.