UBT

Deklarata e Kurtit për bashkim me Shqipërinë, paralajmërohet telefonatë nga SHBA’ja

/ 2 minuta lexim

Hulumtuesi i Universitetit të Karolinës Veriore dhe politologu bullgar, Dimitar Bechev, ka reaguar pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur gatishmërinë e tij për të votuar ‘për’ bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nëse një gjë e tillë do të bëhej përmes një referendumi, shkruan Gazeta Express.

Bechev thotë se një qëndrim i tillë i Kurtit është një lojë e ashpër me Perëndimin në stilin e Millorad Dodikut në Bosnje e Hercegovinë.

Ai tutje ka thënë se një reagim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Albin Kurtin po përgatitet.

“Lojë e ashpër me Perëndimin [e Kurtit] në stilin e Dodikut. Telefonata nga Washingtoni po përgatitet”, ka shkruar Bechev.

Një reagim i tillë i Bechev ka ardhur pasi gazetari gjerman, Michael Martens, ka folur rreth kësaj qasje të Albin Kurtit rreth bashkimit kombëtar.

UBT

Martens ka thënë se është e pazakontë se si një politikan argumenton shfuqizimin e shtetit të tij duke thënë se do të votojë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Albin Kurti thotë se ai favorizon ndryshimin e kushtetutës kosovare për të mundësuar një referendum mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Ai shton se do të votojë për një bashkim të tillë. Një Kryeministër (potencial) që argumenton për shfuqizimin e vendit të tij. Me të vërtetë e pazakontë”, ka shkruar ai në Tëitter.

Para disa ditësh, Albin Kurti ka thënë për “Euronews” se do të votonte për, në rast se do të bëhej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

“Sapo që të përforcohej shteti i Kosovës. Pasi që të arrijmë ta bëjmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. Mendoj se do të votoja pro. Po”, deklaroi Kurti./GazetaExpress/