FIDANISHTJA

Deklarata e Edi Ramës nxit reagime në Luginë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreth bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë ngjallur reagimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Ndonëse konsiderohen politike dhe duke pasur parasysh qëndrimi për mos ndryshim të kufijve, megjithatë tërhiqet vëmendja për shqiptarët jashtë këtyre dy shteteve amë.

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, duke vlerësuar deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, si politike, vlerëson se nuk ka të keqe në shprehjen e vullnetit kombëtar, por thotë se një gjë e tillë është e pamundur në rrethanat e tanishme, raporton RTK.

E për Valon Arifin, nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Luginës, kjo deklaratë përjashton shqiptarët jashtë dy shteteve amë, ndërkohë që vlerësohet politike dhe tendencë për barazim verbal me deklaratat e kryeministrit serb Vuçiq, në raport me Bashkimin Evropian.

FIDANISHTJA

Para bashkimit kombëtar, sipas Skënder Destanit, nënkryetar i Komunës së Preshevës, Kosova por edhe Shqipëria do të duhej të kujdeseshin që shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, t’u siguronin më shumë të drejta dhe një zhvillim ekonomik.

Ndërkohë thotë që bashkimin kombëtar duhet ta presim në Bashkimin Evropian. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.