Fundamenti

Deklarata e Ambasadës Amerikane, pas transformimit të FSK-së në Ushtri

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Menjëherë pas miratimit të Ligjeve të cilat Forcën e Sigurisë së Kosovës e kanë shndërruar në Ushtri, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë mbështetjen e tyre për tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me mandat mbrojtës territorial, siç është e drejta sovrane e Kosovës.

“Votimi i sotshëm në Kuvend është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti. Këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Në këtë drejtim, Ambasada Amerikane “i bën thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar”.

Më poshtë keni deklaratën e plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë mbështetjen e tyre për tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me mandat mbrojtës territorial, siç është e drejta sovrane e Kosovës.

Votimi i sotshëm në Kuvend është hapi i parë në zhvillimin e këtij kapaciteti.

Fundamenti

Këto ligje nuk sjellin asnjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e forcës, por ato përfaqësojnë fillimin e punës praktike e të vazhdueshme për ndërtimin e një force transparente, shumetnike dhe të ndërveprueshme me NATO-n që iu shërben të gjitha komuniteteve të Kosovës, në pajtim me planin dhjetëvjeçar për tranzicion të Qeverisë së Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkërenditjen e ngushtë me aleatët dhe partnerët e NATO-s dhe për tu angazhuar në punën afruese në terren me komunitetet pakica tani dhe gjatë tërë procesit të gjatë shumëvjeçar.

Presim që do të vazhdojnë aranzhimet ekzistuese me KFOR-in për lëvizjet dhe operacionet e forcave në Kosovë.

Të gjithë hisedarët brenda dhe jashtë Kosovës duhet t’i mbështesin dhe t’i nxisin qytetarët e komuniteteve pakica të Kosovës për të marrë pjesë në forcat e saj të sigurisë, për dobinë e komuniteteve të tyre dhe të vendit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për të punuar me FSK-në për promovimin e zhvillimit profesional dhe evolucionit organizativ, i cili do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

Stabiliteti rajonal kërkon që Kosova të bëjë përpjekje të njëmendëta për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin e saj, Serbinë, dhe i nxisim të dy palët që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet dhe për të krijuar kushte për përparim të shpejtë në dialog. Qëllimi: për të arritur një marrëveshje të leverdishme për të dy palët që do të rrisë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon, gjithashtu paraqet prioritetin më të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iu bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve që ti ri-përqendrojnë energjitë e tyre dhe të angazhohen në mënyrë serioze dhe konstruktive për arritjen e këtij qëllimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.