UBT

Dekada e shkeljeve kushtetuese

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Më 9 prill 2008 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës, të shpallur dy muaj më herët. Në dekadën e parë të kësaj kushtetute vlerësohet se janë bërë disa shkelje të rënda nga zyrtarët e lartë, institucionet e madje se ka pasur edhe interpretime jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në dekadën e parë Kushtetuta e Republikës së Kosovës përveçqë nuk është respektuar në lokalitetet me shumicë serbe, është sfiduar e madje është shkelur në disa raste edhe nga vetë krerët shtetërorë apo nga institucionet e vendit.

LEXO EDHE: Zvarritet themelimi i komisionit hetimor për gylenistët

Hidromorava

Madje vlerësohet se Kushtetuta në disa raste është nëpërkëmbur apo nuk është respektuar as nga vetë gardiani i saj – Gjykata Kushtetuese përmes disa interpretimeve të cilat sipas ekspertëve të çështjeve kushtetuese nuk kanë qenë të bazuara në Kushtetutë dhe kanë qenë kontradiktore, shkruan më tutje “Zëri”.

Në mesin e shkeljeve më të rënda vlerësohen: Marrëveshja e vitit 2015 për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe; shkelja nga presidenti Fatmir Fejdiu; shkelja në rastin e presidenti Behgjet Pacolli; deportimi i gjashtë gylenistëve në Turqi; si dhe interpretimi i vitit 2014 i Gjykatës Kushtetuese, kur ua pati mohuar shumicës parlamentare formimin e qeverisë me arsyetimin se mandatari për formimin e saj mund të propozohet vetëm nga partia fituese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.