GRANDEMALL

“Dekada e Re”, vazhdimësi e hajnisë e korrupsionit të PDK-së

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Shteti stagnon në çdo sektor falë keqqeverisjes së PDK-së. Fushata e këtij subjekti kinse me ide progresive dhe metodologji konsoliduese është vetëm një mashtrim i radhës, madje mënyra e manifestimit është ofendim kolosal për qytetarë.

‘Fillimi i Ri’ mendoj se përfaqëson hajninë e vjetër, hajninë, e cila ka instaluar sistem kriminal në Kosovë dhe pikërisht kjo qasje ka bërë që Kosova të humbë sasi të madhe të kapacitetit shtetëror “, thotë analisti politik Arsim Haziri për “Kosova Sot”.

Analistë të politikës dhe qytetarë të vendit thonë se fushata e Kadri Veselit me ‘Fillimin e Ri’ është edhe një tentativë dhe një ofendim i radhës ndaj qytetarëve të Kosovës ku si në çdo fushatë zgjedhore, edhe kësaj radhe, me ture prej miliona eurosh të zhvatura, po përpiqen që të ofendojnë inteligjencën qytetare, duke riprezantuar veten dhe partinë, thuajse asnjëherë nuk e kanë pasur qeverinë dhe se çdo gjë do të nisë nga zeroja duke tentuar të shlyejnë memorien për korrupsionin dhe krimin e organizuar që e ka shkatërruar në tërësi shtetin e Kosovës. Nga ana e analistëve dhe qytetarëve po shtrohet pyetja se deri kur populli i Kosovës do të tolerojë këto ofendime që po i bëhen dhe deri kur do t`ua japë votat dhe do të vazhdojë që të qeverisë krimi i organizuar dhe klani” Pronto ” që ua lagin fytin , mafio-oligarkët e nëntokës kriminale. Analisti politik Arsim Haziri, për “Kosova Sot”, tha se PDK-ja asnjëherë nuk mund të shkëputet nga degjenerimi pothuaj total që ia ka bërë shtetit. “Shteti stagnon në çdo sektor falë keqqeverisjes së këtij subjekti, i cili gjithnjë e më shumë ka arritur për ta privatizuar atë”, u shpreh ai. “Fushata e këtij subjekti kinse me ide progresive dhe metodologji konsoliduese është vetëm një mashtrim i radhës, madje mënyra e manifestimit është ofendim kolosal për qytetarë”, potencoi Haziri.

“‘Fillimi i Ri’ mendoj se përfaqëson hajninë e vjetër, hajninë, e cila ka instaluar sistem kriminal në Kosovë dhe pikërisht kjo qasje ka bërë që Kosova të humbë sasi të madhe të kapacitetit shtetëror “, vlerësoi më tej ai. Deri kur do të durojë populli?

UBT

Analisti Bislim Aliu, për “Kosova Sot”, tha se pa mëdyshje fushata e Kadri Veselit “Fillimi i Ri”, është një fushatë ofenduese dhe një tentativë ndaj qytetarëve të Kosovës, ku si në çdo fushatë zgjedhore duke harxhuar miliona euro të zhvatura nga qytetarët, edhe kësaj radhe po mundohen që ta mashtrojnë popullin me të ashtuquajturin, ” Fillim i Ri”, e me njerëz të vjetër”. Sipas Aliut, pa asnjë dyshim se me këtë, ata po përpiqen që ta ofendojnë inteligjencën qytetare, duke riprezantuar veten dhe partinë e tyre, se thuaja që asnjëherë PDK-ja nuk e kanë pasur qeverinë dhe se çdo gjë do të fillojë nga fillimi. “Ata (PDK-ja) po veprojnë kështu, duke tentuar ta shlyejnë memorien e deridjeshme për korrupsionin dhe krimin e organizuar, që e ka shkatërruar në tërësi shtetin e Kosovës”, u shpreh ai. “A thua, deri kur populli i Kosovës do të tolerojë këtë ofendim që po i bëhet dhe, deri kur do t’ua japë votat dhe të vazhdojë të qeverisë korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe klani “Pronto”, që ua lagin fytin mafio-oligarkët e nëntokës kriminale?”, pyet Aliu.

Ndërsa analisti politik, Ilir Fetahu, për gazetën “Kosova Sot”, tha se shpëtimi i Kosovës do të ishte, PDK-ja në opozitë. “Pritet që subjektet e tjera ta kenë fjalën e tyre në vetëqeverisjen e Kosovës, sepse PDK-në e kemi pasur boll dhe atë e kemi parë sesi qeveris, ndaj atyre u jemi falënderues për të gjitha të mirat e të këqijat që ia kanë bërë këtij vendi”, potencoi ai. Qytetarët, të stërlodhur nga qeverisjet e dështuara Edhe qytetarët janë shumë të pakënaqur me qeverisjet e deritashme të PDK-së. Andaj, nga ana e tyre edhe po shtrohet pyetja se deri kur populli i Kosovës do të tolerojë këto ofendime që po i bëhen dhe deri kur do t`ua japë votat dhe do të vazhdojë të qeverisë krimi i organizuar dhe klani” Pronto”, që ua lagin fytin, mafio-oligarkët e nëntokës kriminale.

Qytetari Bajram Ferati, për “Kosova Sot”, tha se premtimeve të Kadri Veselit nuk iu beson fare. “Bëhet fjalë për premtime e gënjeshtra të vjetra në zgjedhje të reja dhe me premtime të kota. Sepse, edhe në këto zgjedhje do të ketë vjedhje votash dhe manipulime të shumta, sikurse që ishin deri më tash që nga pas lufta”, u shpreh ai. “Arsyeja se përse po dalin elektorati vendor që të votojë janë të natyrës personale, sepse nga dalja në këto votime dikush po ka interes që të dalë në këto zgjedhje, në veçanti këtu bëhet fjalë për militantët partiakë që janë të punësuar e që pritet se do të punësohen”, vijoi më tej Ferati. Ndërsa qytetari tjetër nga Lipjani, Anton Gashi, për “Kosova Sot”, tha se asnjëherë nuk iu ka besuar e nuk iu beson premtimeve të politikanëve tanë. “Madje, unë në librin tim të parë që e kam titulluar, “Formula e Pagëzimit”, që është botuar më 1999, e kam një satirë që mund ta përkufizojmë kësisoj: “Politikanët i thonë të gjitha, por vetëm të vërtetën kurrë. Sepse, nëse politikanët e thonë të vërtetën vjen fundi i njerëzimit”, theksoi ai. “Merreni me mend se sa të paskrupullt janë politikanët tanë. Derisa statusi i Kosovës u zgjidh më 2008 edhe me Vendimin e GJND-së, kurse sot politikanët tanë bëjnë bisedime me Serbinë, ndaj kjo është një demagogji e pastër”, vlerëson Gashi. Sipas tij, qytetarët tanë po hezitojnë që të dalin në zgjedhje. “Prandaj, edhe shtrohet pyetja se për çfarë zgjedhjesh të ligjshme bëhet fjalë dhe a janë ato kur në këto zgjedhje dalin më pak se 40 për qind e qytetarëve tanë?”, ka pyetur ai.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.