ARKATANA

Degradimi kulmon në përvjetorin e dhjetë

/ 6 minuta lexim
GRANDEMALL

Analistët: Me zgjedhje të reja vetëm se do të ndërrohen partnerët në qeverisje, por sërish nëntoka kriminale me mafio-oligarkët do ta kenë në “grusht” çdo institucion në Kosovë!

“”Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar…Në vjeshtën e sivjetme mund të ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, është shprehur analisti Ragip Guraziu

Për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, Kosova po e përmbyll një dekadë duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Deputetë të Kuvendit nga opozita, por edhe analistët vlerësojnë se, edhe pse në vjeshtën e 2018-s mund të ketë zgjedhje të reja, këto nuk do të sjellin asgjë të re. Analisti Arsim Haziri vlerëson se përmbyllja e dekadës së pavarësisë, Kosovën e gjeti në mungesë të funksionimit të atributeve më vitale për të ardhmen e saj. “Kosova vështirë e ka të qeveriset prej një garniture tjetër politike, pasi qytetarët janë lodhur duke provuar subjektet politike”, u shpreh ai. “Qytetarët janë ata që përmes ndëshkimit mundë- sojnë ardhjet e reja politike, ardhje të cilat mund t’i sanojnë disa nga mekanizmat shtetërorë që tashmë 17 vjet janë tejkaluar prej kësaj politike aktuale”, ka thënë Haziri. Sipas tij, ky degradim është si rezultat i politikës së dobët kosovare. Ai merr si shembull dialogun me Serbinë, ku kjo e fundit përfiton datën e anëtarësimit në BE, kurse vendi ynë asgjë, falë politikanëve të papërgjegjshëm.

Qeveria i ka orët e numëruara

“Me këtë mbyllje të perspektivës evropiane, Qeverinë e re të Kosovës do ta presin punë të mëdha, duke ngritur cilësinë në të gjitha sferat, duke përmirësuar imazhin e Kosovës dhe duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarit, sepse nuk mjafton me deklarata boshe, por duhet të kemi një drejtësi dhe ekonomi të standardeve evropiane”, tha Mustafë Kadriaj për “Kosova Sot”

Analisti Mustafë Kadriaj tha për “Kosova Sot” se Kosova për këto dhjetë vjet ka pasur fare pak suksese, e kryesisht dështime. “Me të gjitha problemet, vitet e para të çlirimit dhe të pavarësisë ishin një sukses dhe u krijua bindja që Kosova vendosi gurthemelet e shtetit, por që nga ngërçi 2014, perspektiva e Republikës së Kosovës sikur mori tatëpjetën, pra që katër vjet Kosova po jep një shembull të keq politik dhe qeverisës, duke e dëmtuar perspektivën politike dhe ekonomike dhe duke e thelluar edhe më tutje varfërinë e qytetarit”, është shprehur ai.”Kjo sjellje e lidershipit kosovar të ngjallë dyshime se për kënd po punojnë me keqqeverisje dhe me afera të ndryshme, ndërsa me opozitarizëm ekstrem që për interesa klanore të tyre janë në gjendje të dhunojnë në çdo moment institucionet e Kosovës, duke dhënë një shembull jo të mirë para miqve ndërkombëtarë”, vijoi më tej Kadriaj. “Duke qenë dëshmitarë që alternativat e reja politike dhe ndarjet nga subjekte të mëdha nuk u treguan të suksesshme, mendoj që duhet një ngritje e vetëdijes qytetare, sepse kjo elitë e tanishme, përveç zhytjes në afera të ndryshme, mendoj që janë konsumuar edhe në kohë, kështu që duhet t’i hapet rrugë gjeneratës së re”, thotë analisti Kadriaj. Sipas tij, viti 2018 do të jetë një vit i kthesës së madhe, pasi Bashkimi Evropian përmes kritereve të tyre i kanë dhënë sinjal të qartë qytetarëve të Kosovës që me këtë Qeveri dhe këtë kryeministër Kosova i ka dyert e mbyllura. “Uroj që fillimi verës të zërë Kosovën me një Qeveri të re dhe më kredibile, në mënyrë që muajt e verës të jenë muaj të punës dhe progresit, e jo të përsëriten ngërçet e vitit 2014 dhe 2017”, ka thënë ai.

ARKATANA

Koha për një gjeneratë të re politike

“Me këto zgjedhje vetëm se do të ndërrohen partnerët në qeverisje dhe swrish nëntoka kriminale me mafio-oligarkët do ta kenë në “grusht” çdo institucion në Kosovë”, potencoi Ragip Guraziu për “Kosova Sot”

Analisti Ragip Guraziu tha për “Kosova Sot”, se kjo kastë politike duhet pensionuar dhe duhet ndërruar me një brez tjetër të gjeneratave të reja politike, ngase Kosova po e përmbyll një dekadë të plotë të humbur dhe të pazhvilluar, duke vendnumëruar në të gjitha fushat. Ndërkaq, për fatin tonë të keq, e tëra kjo po ndodh për shkak të klasës politike të inkriminuar, që udhëhoqi vendin për gjithë këto vite, pasi po kjo klasë është e lidhur me mafio-oligarkët, nëntokën kriminale dhe klanet politike të inkriminuara. “Kosova po mbetet, edhe 10 vjet pas shpalljes së pavarë- sisë, peng i kësaj klase të inkriminuar në pushtet, pozitë e opozitë, e cila që nga shpallja e pavarësisë ka lëvizur mbrapa, duke humbur tërësisht besimin e qytetarëve, por edhe të faktorit ndërkombëtar”, u shpreh ai. “Në vjeshtën e sivjetme mund të ketë shumë lehtë zgjedhje të reja, por edhe nëse do të mbaheshin këto zgjedhje, nuk do të sjellin asgjë të mirë, sikurse që nuk kanë sjellë deri më tani asgjë të re dhe të dobishme për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, vijoi më tej Guraziu.

Ndërsa, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga tabori opozitar, Salih Salihu (LVV), për “Kosova Sot”, thotë se si asnjëherë më parë, tani është koha për një brez të ri politik, për ta pensionuar kastën aktuale politike që është në pushtet tash e një dekadë dhe që është treguar se është e dështuar dhe e inkriminuar. “Koha po tregon se me këtë kastë politike të konsumuar, qytetari përjetoi vetëm mashtrim dhe zhgënjim, duke u detyruar ta kërkojnë fatin e vet edhe me ikje masive përtej kufijve të shtetit”, është shprehur Salihu.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.