RCCOLA

Degradim i pamëshirshëm i ambientit, natyrës, tokave pjellore dhe rrugës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në drejtim të rrugës Dobërqan – Stublinë më saktësisht tek trekëndëshi Dobërqan – Pograxhë – Stublinë, disa kompani që nxjerrin rërë tashmë e kanë shkatërruar totalisht ambientin, natyrën e bukur, kanë demoluar rrugë, livadhe, ara pjellore e gjithçka që është e përsosur në atë pjesë. Asnjë reagim nga Ministria e Ambientit dhe Inspeksioni Komunal për këto vite.

Nëse e shikoni vendin e ngjarjes do habiteni se si është e mundur që aq brutalisht dhe aq keq është shkatërruar ambienti, në një sipërfaqe bukur të madhe në trekëndëshin e rrugëve Dobërqan – Pograxhë – Stublinë.

Gropa të thella e të mëdha, devijim të rrugëve e natyrës, shkatërrim të rrugëve mund ta hasësh në këtë pjesë. Kompanitë e papërgjegjshme që nxjerrin zhavorr nuk i pengon askush që ta shkatërrojnë këtë natyrë të mrekullueshme.

Mobi Casa

Banorët e Mireshit që kanë toka aty pari, por edhe banorët që e frekuentojnë rrugën Dobërqan – Pograxhë – Stublinë thonë se kanë lajmëruar disa here inspeksionin komunal dhe ata të Ministrisë së Ambientit, por askush nuk ka vepruar.

Madje një banor që tha se dëshiron të mbetet anonim tha se kompanitë i kanë njerëzit e vet dhe askush nuk ju bënë problem.

Banorët kërkojnë veprim urgjent nga Ministria e Ambientit dhe Inspektorët komunal për ta ndaluar këtë shkatërrim të madh që po ndodhë para syve tanë./rajonipress/