Dega e PDK- së në Gjilan edhe zyrtarisht shpall zgjedhjet brenda saj

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka forcë dhe energji, duke u hapur në teren gjithandej seksioneve dhe nëndegëve për ta zhvilluar dhe përfunduar këtë proces mirë dhe mbarë më mënyrë demokratike e motivuese për të gjithë ka thënë Izmi Zeka.
Në takimin që pati të shtunën Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, me kryetarët e nëndegëve të saj në të cilën morën pjesë Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa dhe deputetët Nijazi Idrizi dhe Zenun Pajaziti, PDK në Gjilan zyrtarisht shpalli zgjedhjet e brendshme të Partisë.
Me këtë rast kryetari i degës Izmi Zeka, ka thënë se Zgjedhjet në PDK do të jenë zgjedhje që do të manifestojnë proces të zgjedhjeve demokratike në të cilin secili natyrshëm do t’i nënshtrohen konkurrencës për mundësinë e zgjedhjes në strukturat e saja.
Këtë mundësi do ta kenë të gjithë ata që shprehin gatishmërinë dhe vullnetin të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor në partinë më të fuqishme që ka qenë dhe mbetet forca më e përgjegjshmja dhe më seriozja në vend, e njohur tashmë si bartëse e proceseve të rënda dhe vendimtare për vendin.
Kryetari Zeka shtoi se Dega e PDK-së mburret me të arriturat e pushtetit komunal të udhëhequr nga PDK-ja dhe kjo na jep edhe një motiv shtesë për këtë proces zgjedhor.
Partia Demokratike e Kosovës, si asnjëherë më parë hynë e fuqishme në këto zgjedhje, me një proces të hapur për të gjithë për rikonsolidimin dhe freskimin të radhëve të saja.
Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka forcë dhe energji, duke u hapur në teren gjithandej seksioneve dhe nëndegëve për ta zhvilluar dhe përfunduar këtë proces mirë dhe mbarë më mënyrë demokratike e motivuese për të gjithë.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan do të pasurohet edhe me vlera të reja që do të marrin përgjegjësi për tu sfiduar me procese në vetë PDK-në, komunën dhe vendin në përgjithësi.
Në fund kryetari i degës z. Zeka i ftoi të gjithë aktivistët, anëtarësinë e gjerë dhe të gjithë të interesuarit e tjerë të marrin pjesë në Zgjedhjet e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, duke uruar mbarëvajtje dhe suksese të gjithë garuesve nga seksioni deri në degë. /rajonipress/