Mobi Casa

Dega e LDK-së në Kamenicë fillon përgatitjet për zgjedhjet brenda saj

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – LDK në Kamenicë fillon përgatitjet për zgjedhjet brenda LDK-së. Kryesia e Degës së LDK-së mbajti mbledhje të përbashkët me kryetar të Nëndegëve dhe delegatë të LDK-së në Asamblenë Komunale. Në këtë mbledhje të udhëhequr nga Kryetari i Degës së LDK-së z. Shaip Surdulli u vendos që të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet brenda LDK-së proces i cili pritet të fillohet pas konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast LDK-ja fton të gjithë anëtarët dhe qytetarët e tjerë që të jenë pjesë e zgjedhjeve të LDK-së, ku do të krijohet mundësi dhe hapësirë që të jenë pjesë e zgjedhësve dhe e të zgjedhurve të strukturave të LDK-së.

Dega e LDK-së në Kamenicë mbështetë Kryesinë qendrore të LDK-së në punën që po bëhet së bashku me partnerët e koalicionit për krijimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje u diskutua edhe për zhvillimet dhe (mos) punën e institucioneve Komunale. Që prej fillimit të këtij mandati Komuna e Kamenicës nuk ka shënuar asnjë përparim, por vetëm ngecje dhe stagnim. Kjo qeveri komunale e udhëhequr nga Kryetari Begzad Sinani për çdo ditë shpenzon paranë publike për lukse, ku udhëheqja komunale çdo ditë keqpërdorin buxhetin e varfër të Komunës, keqpërdorimin e veturave zyrtare duke i shfrytëzuar ato për nevoja private, si Kryetari i Komunës, Nënkryetari, shefi i kabinetit të kryetarit, shefi i personelit dhe disa drejtorë Komunal.

Hidromorava

Politizimin e arsimit ku edhe pse me udhëzim administrativ drejtorëve të cilëve u përfundon mandati duhet të radhiten në kuadrin arsimor kjo nuk ka ndodh me drejtorët e shkollave të Topanices, dhe Muqivercit dhe kjo me arsyen e vetme sepse ata nuk janë në PDK apo në ndonjërën nga partitë e koalicionit.

Për realizim të projekteve as që bëhet fjalë, që nga pranvera ka kërkesa për rregullimin e një pjese të kulmit në lagjen Malësia dhe ende kjo qeveri nuk merret me këtë çështje, por vetëm me ndarje të buxheteve për vizita “zyrtare” dhe ekskursione. Krejt çka mendon kjo qeverisje komunale është luksi për vetveten dhe zyrtarët e privilegjuar të Komunës, ku projekti i parë i realizuar i kësaj qeverie është blerja e 3 veturave zyrtare në vlerë prej 50 mijë euro.

Kjo qeveri për vitin 2015 ka paraparë vetëm 547 mijë euro investime kapitale nga 808 mijë sa ishin të planifikuar, ku 50% e buxhetit nga të hyrat vetanake shkojnë për investime kapitale ndërsa pjesa tjetër për luks të pushtetarëve.

Asnjë nga premtimet e këtij koalicioni nuk janë përmbushur përveç premtime individuale për punësim edhe atë me kontratë në vepër dhe kundërligjshëm. Dhe së fundmi janë pranuar regjistruesit e pronave bujqësore ku edhe me këtë rast janë rehatuar të afërmit dhe familjarët e pushtetarëve duke mos i përfillur kriteret e përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë thuhet në njoftimin e LDK-së dega në Kamenicë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.