Deficiti tregtar, sjell papunësi

Kosova vazhdon të jetë eksportuesi më i madh i parasë së gatshme. Deficti tregtar edhe këtë vit ka trend rritës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në katër mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar ka shënuar rritje për pesë milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.
Varësia e tregut të vendit nga produkteve e huaja sa vjen e shtohet. E gjithë kjo, në mungesë të prodhimeve vendore. Deficti tregtar edhe këtë vit ka trend rritës në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në katër mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar ka shënuar rritje për pesë milionë euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprakë.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) deficiti tregtar gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vlerë prej 606,2 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprakë ishte 601,7 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave në përjashtim të muajit janar, në të gjithë muajt tjerë deficiti tregtar ka shënuar rritje, si pasojë e rritjes së importit.
Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se kjo gjendje sjell fukarallëk në vend dhe rritje të papunësisë. Sipas tyre i gjithë ky bilanc vjen si pasojë e mos aftësisë konkurruese të prodhuesve kosovarë. Ata thonë Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të krijojë një listë të përparësive konkurruese që ka Kosova në raport me vendet tjera./Tribuna/.