Defaktorizimi i Listës Serbe

Përfaqësuesit e opozitës janë deklaruar se nuk lejojnë që Lista Serbe të jetë vendimmarrëse në rrëzimin e Qeverisë sikurse kishte qenë në formimin e saj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Koalicioni qeverisës dikur varej kryekëput nga votat e Listës Serbe, kurse tash vendimmarrja e këtij subjekti brenda institucioneve të vendit është zbehur.
Pos që kohëve të fundit nuk i ka determinuar vendimet e Qeverisë, Lista Serbe tashmë është refuzuar edhe nga opozita, pavarësisht faktit që ky subjekt ka ofruar votat e deputetëve të saj për rrëzimin e qeverisë aktuale.
Deputetët e Listës Serbe, të cilët bëjnë politikë në Kuvendin e Kosovës me direktiva të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, janë hidhëruar me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100% për prodhimet serbe.
Përfaqësuesit e opozitës janë deklaruar se nuk lejojnë që Lista Serbe të jetë vendimmarrëse në rrëzimin e Qeverisë sikurse kishte qenë në formimin e saj.