Dedushaj dënohet me 3500 euro
Një gjobë prej 3500 eurosh i është shqiptuar kryesuesit të Bordit të Shërbimit Klinik Spitalor Universitar të Kosovës (SHSKUK), Isuf Dedushajt.
Gjoba Dedushajt i është dhënë nga Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, pasi ky i fundit sipas vendimeve të Inspektoratit, që i posedon gazeta “Zëri” ka cenuar Ligjin e Punës.
Dedushaj ende nuk e ka paguar gjobën, ndërkohë që sipas shkresës së nënshkruar nga inspektorët e Punës, Muhamet Binaku dhe Naim Hoda, ai ka afat kohor që gjobën prej 3500 eurosh ta paguajë brenda afatit prej tetë ditësh dhe tri ditë pas kësaj ta njoftojë Inspektoratin për këtë gjë.


