Uji Dea

Dedikimi emocional i nipit për dajën: Kudo që po preket emri dhe figura jote Daja Agim, po shkruhet historia

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Figura e Agim Ramadani’t këtë herë theu diçka tjetër. Para 21 viteve , ti hape kufirin , kurse tash, pas 21 viteve, tani më edhe zyrtarisht, Mozaiku me imazhin tënd theu rekord ,dhe u fut në librin e rekordeve Botërore. S’ka si t’a lidhësh ndryshe këtë histori suksesi dhe krenarie, sepse me aq mjeshtri,artisti Besart Gashi e bëri këtë, duke vendosur 3 138 305 kapse metali në imazhin tënd dhe duke e lidhur këtë histori me kapëse metali, që simbolizon thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptar, dhe tashmë, kjo figurë historike futet edhe në librin Guinness, dhe theu rekord botëror ka shkruar me emocione Muhamet Ajrullahu raporton rajonipress.

Uji Dea

Po ndihem edhe më krenar për faktin, se është hera e parë, që një Hero kombëtar futet në librin e Guinness, edhe atë pikërisht portreti yt Daja Agim.
Kudo që lakohet emri dhe figura jote, historisë i del punë.
Të jesh ambicioz dhe të synosh diçka që mundë të arrihet, edhe e arrin.
Ashtu ishe t`i Daja Agim, ashtu do të veprojmë edhe ne, prandaj na presin ende shumë punë të mëdha për të bërë, por do t’i arrijmë.
Krenar që isha pjesë e këtij projekti!
Krenar me ty Dajë, sot e përgjithmonë.
Urime të gjithëve!
Shihemi në projektet e radhës!
Muhamet Ajrullahu
A.R KATANA