Fundamenti

Deda: Qeveria vetëm duhet të dakordohet për draft-statut dhe ta çojë në Kushtetuese, Asociacioni s’përfundon deri në dimër të 2025

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Analisti Ilir Deda ka komentuar letrën e zotimit të krerëve të shtetit për themelimin e Asociacionit dhe zotimin për mos sulme ndaj gjyqësorit, teksa përgëzoi opozitën për mbrojtjen e Kushtetutës së vendit.

“Po shyqyr që u zotuan në letrën e Dora Bakojanit se nuk do ta sulmojnë më sistemin gjyqësor e Gjykatën Kushtetuese veç tash duhet ta matin këtë, pasi u zotuan krerët shtetërorë se s’do të ketë sulme ndaj gjyqësorit, që do të respektohen ligjet dhe Pako e Ahtisarit, të shohim tash e tutje, nuk e di çka do të sulmohet tash. Pushtetet në Kosovë janë të ndara dhe opozitën duhet përgëzuar që e ka mbrojtur Kushtetutën e Kosovës duke i dërguar ligjet diskutabile që dolën jokushtetuese, në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai shton se Vettingu ka mundur të bëhet edhe me Kushtetutë të Kosovës.

“Reforma në Kosovë, edhe Vettingu mund të bëhet në kuadër të Kushtetutës që e kemi sot. Unë nuk e di pse është dashur të shkohet me projekte që janë kundër Kushtetutës”.

Ish deputeti i VV-së shprehet i çuditur me qeverinë pse është aq e mbyllur, duke mos marrë pjesë në debate.

RCCOLA

“Rendi është të pyeten ata nëse lejohet prej tyre, mua më ka çuditur qeveria është shumë e mbyllur, nuk marrin pjesë në debate si përpara, ministrat nuk shkojnë në debate për fusha të caktuara si përpara, është një mbyllje shumë e madhe”, thekson ai.

Sipas tij, deklarimi i vetëm një numri të vogël të deputetëve të mazhorancës tregon dobësi, duke shtuar se kur të vijnë zgjedhje s’do të mund të ikin nga debatet.

“Kjo tregon dobësi, nuk është forcë qeverisëse sepse nëse ti me 51 për qind ikë prej opinionit publik por vjen koha sepse në zgjedhje ata s’kanë çare pa dalë në emisione televizive e duhet aty të pyetën pse s’kanë dalë në media, të gjitha pyetjet që s’kanë arritur t’iu bëhen deri sot”, potencon Deda.

Sa i përket Asociacionit, analisti thotë se nuk e sheh Kurtin duke e formuar atë, teksa shton se qeveria s’mund ta bëjë atë dhe nëse tani nisin procedurat për themelim të tij, s’mund të formohet deri në fund të vitit 2025.

“Jo, nuk e shoh që është duke e bërë Asociacionin. Faktikisht qeveria s’mund ta bëjë Asociacionin, qeveria duhet të dakordohet për statut dhe atë statut në formë të dekretit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe s’ka më rol, edhe nëse flasim tash edhe me kalendar kur mund të bëhet Asociacioni që sot me fillu procedurën, ai nuk përfundon deri në dimrin e vitit 2025, sepse lidhet me kuvendet komunale të komunave, ato kanë rol e duke e marrë parasysh kompozicionin e kuvendeve komunale në veri, nuk e shoh që mund të ecet përpara para zgjedhjeve komplet të reja në nivel komunal e ato dihet që janë në vjeshtën e vitit 2025 dhe atëherë mund të themelohet Asociacioni”, vlerëson ai.