ARKATANA

Deda: Mua do të më kishin varur në shesh, po të propozoja ndarjen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë Alternativa, Ilir Deda, ka mbajtur një fjalim mjaft emocional, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë, të mërkurën.

Deda ka kritikuar ashpër presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Sipas Dedës, ideja e Thaçit nuk përfshin asgjë më pak se ndarjen e Kosovës. Plan të tillë, ka kujtuar ai, kanë pasur dikur diktatori Sllobodan Millosheviq dhe akademiku Dobrica Çosiq në Serbi.

Ai ka thënë se po të dilte dikush tjetër me idenë e ndarjes së Kosovës, sikur Thaçi, do të përballej me thirrje për ta ekzekutuar në publik.

ARKATANA

“Mua do të më kishin varur në shesh, po të propozoja ndarjen”, është shprehur Deda në T7.

Ai ka porositur se është vlerë ta kundërshtosh Thaçin.

“Projekti i Thaçit për ta shpëtuar veten nga të këqijat që i ka bërë ai, s’mund të jetë shkatërrimi i jetës së 2 milionë njerëzve”, është shprehur Deda.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.