Hidromorava

Deda: Kosova ta kapë trenin e fundit, nëse i do vizat në 2019-ën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nëse Kosova do që ta marrë liberalizimin e vizave, ajo duhet ta kapë trenin e fundit dhe ta ratifikojë demarkacionin deri në fund të 2018-ës, ose në janarin e vitit 2019.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka sqaruar për “Indeksonline” procedurat që ndiqen nga Bashkimi Evropian, që Kosovës t`ia japë dritën e gjelbërt për vizat.

Sipas Dedës, i cili është anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane, nëse ratifikohet demarkacioni brenda 2018-ës, atëherë Këshilli Evropian do të merrte vendim në qershorin e 2019-ës për vizat.

“Qe dy vjet e kemi të qartë çka ka mbetë e papërmbushur sa i përket përmbushjes së kriterit të fundit për liberalizim të vizave, por Kosova nuk po e kupton që rrethanat në Evropë po ndërrojnë dhe ne nuk kemi kohë. Në qoftëse e kishim miratuar në janar demarkacionin, janë minimum 3 muaj që i duhen Parlamentit Evropian me e shty çështjen e liberalizimit përpara, pastaj duhet të shkojë në Komision Evropian e kjo me ia dorëzu Këshillit Evropian dhe ata e marrin vendimin në qershor”, ka sqaruar Deda.

Ai ka thënë se në vitin 2019 do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe do të formohet një Komision i ri Evropian. Bazuar në këtë, Kosovës i duhet të ngutet në përfundimin e marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi e cila është kriter për vizat.

FIDANISHTJA

Deda ka deklaruar se pas balotazhit të 19 nëntorit, partitë politike duhet të ulen që të diskutojnë se si do të veprojnë lidhur me demarkacionin.

“Në vitin 2019 janë zgjedhjet e reja të Parlamentit Evropian të cilat do të rezultojnë në një Komision të ri Evropian. Komisioni Evropian i tanishëm të cilit i skadon afati më 2019, është pro libebralizimit të vizave për Kosovën, por nuk merr vendim Komisioni, marrin shtetet anëtare.Do të thotë që viti 2018 është treni i fundit për neve që t`i kemi vizat. Ajo që është e domosdoshme është që partitë politike menjëherë pas balotazhit më 19 nëntor, të nisin komunikim mes vete rreth demarkacionit”, ka thënë Deda për “Indeksonline”.

Ai ka shtuar se javën e ardhshme para Komisionit për Integrime Evropiane do të raportojë kryetari i Komisionit për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi.

Sipas tij, ky raportim do të ndihmojë që të kuptohet se kur do të vihet deri te epilogu i demarkacionit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.