Fundamenti

Deda: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje deri më 2019-ën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deda ka deklaruar se faza e tretë e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të zgjasë dy vjet, respektivisht deri në vitin 2019. Sipas tij, deri në vitin 2019 duhet të arrihet një marrëveshje juridikisht e obligueshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC) në veri të Mitrovicës kanë organizuar një tryezë me temën “Dialogu Kosovë – Serbi në rajonin e Mitrovicës”, në të cilën ka marrë pjesë edhe deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ky i fundit ka përmendur dy skenarë të fazës së tretë të dialogut, njëri që e bën Kosovën anëtare të plotfuqishme të bashkësisë ndërkombëtare, madje edhe anëtare të OKB-së dhe tjetri, i cili, sipas Dedës, e largon Kosovën nga anëtarësimi në bashkësinë ndërkombëtare dhe e ndan politikisht Kosovën.

Uji Dea

Deda ka deklaruar se faza e tretë e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të zgjasë dy vjet, respektivisht deri në vitin 2019. Sipas tij, deri në vitin 2019 duhet të arrihet një marrëveshje juridikisht e obligueshme në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

“Faza e tretë e dialogut do të zgjasë deri më 2019-ën, sepse në vitin 2019 fillon të planifikohet buxheti i ri i BE-së, e cila i ka dhënë sinjale Serbisë dhe Malit të Zi se në vitin 2025 mund të anëtarësohen në BE. Gjatë kësaj kohe Prishtina dhe Beogradi duhet të arrijnë marrëveshje juridikisht të zbatueshme dhe të obligueshme. Pas marrëveshjes, deri me 2025 BE-ja do ta shqyrtojë implementimin e marrëveshjes”, ka thënë Deda. Ai ka folur edhe për dy skenarë të fazës së tretë të dialogut

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.