Uji Dea

Deda: Koalicioni Thaçi-Mustafa i tmerrshëm, Thaçi-Mustafa-Jablanoviq edhe më i tmerrshëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka theksuar se rreth 47 deputetët që kanë votuar kundër këtyre institucioneve, mund të quhet si opozita formale, por jo reale. Sipas tij, opozita reale është ajo që ai e quan “jashtë Kuvendit”, përkatësisht ata të cilët sipas tij, kërkojnë ndryshime.

Deda, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka folur edhe për atë se si institucionet e Kosovës janë në gjendje të bëjnë kompromise në raport me serbët e Kosovës, përkatësisht me Serbinë.

“Ne shohim që pa kurrfarë problemi mirret për obligim që në territorin e bashkësisë së komunave serbe të krijohet status special. Mandej e kemi një pikë dubioze që është e pa definuar e që ka të bëjë më kthimin e pronës, Kishës Ortodokse Serbe dhe këta, Mustafa e Thaçi, e vendosin atë nënshkrim pa problem”, ka thënë Deda.

Hidromorava

Ai gjithashtu ka shtuar se gjithashtu është e pakuptimtë që të merret për obligim kthimi i serbëve në Kosovë, dhe siç, vlerëson ai “nuk merret asnjë obligim për kthimin e shqiptarëve”.

“Koalicioni Thaçi-Mustafa është i tmerrshëm, por Koalicioni Thaqi-Mustafa-Jablanoviq edhe më i tmerrshëm”, ka konstatuar Deda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.