Deda: Kemi filluar të bëhemi kopje më e ulët e shovinizmit serb

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti politik, Ilir Deda, ka kritikuar partitë opozitare të cilat, sipas tij, nuk janë treguar të sinqertë para votuesve të vetë pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e fundit.

Ai tha se ato parti kanë përgjegjësi për çka ka ndodhur në Kosovë viteve të fundit.

Në Rubikon të Klan Kosova, tha se në këtë mënyrë, partitë opozitare vetëm po e legjitimojnë përkrahjen masive që e ka LVV-ja “e cila nuk ka rezultat qeverisës”.

UBT

“Mund të thoni se ka këtu apo aty, por ky nuk është rezultat qeverisës pas tre vjetësh. Përpos frymës shoviniste që e ka kapluar krejt Kosovën. Kjo është rezultat i katër vjetëve të fundit. Ne kemi fillu të dukemi si kopje e shovinizmit më të ulët serb. Kështu po duket Kosova sot. Nuk po e shoh në politikën e Kosovës që dikush po përballet me këto punë. Krejt po duan të fitojnë në sentimentin më të ulët që kopje e dikujt tjetër dhe nuk është as e jotja”, deklaroi Deda.

Ndër të tjera, ai dha vlerësim pozitiv për vendim rreth pronës së Manastirit të Deçanit, por tha se të nesërmen ndodhi shkelja e ligjit për gjuhët në veri me vendosjen e tabelave për rrugë.