UBT

Deda: Dikur këndohej me zë, tash me b…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Elton Deda mendon se muzikës shqiptare i mungon origjinaliteti dhe se ndryshe nga dikur, kur këndohej me zë, tash këndohet me prapanicë.“Në kohën kur unë isha aktiv në skenë këndohej me zë, jo me b… Për aq sa e kam ndjekur gjatë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dhimbje kam qenë dëshmitar i torturës së notave nga amatorët”.

“Në 20 vitet e fundit, ajo që ka ndodhur me muzikën shqiptare është vetëm deformimi dhe agonia e saj. Kjo, për meritë edhe të disa strukturave dhe individëve injorantë që nuk kanë pasur as më të voglin vizion për të ardhmen dhe thjesht nga padija dëmtuan disa gjëra që i kishin gati nga breza më përpara”, ka thënë Deda gjatë një interviste për gazetën MAPO.

FIDANISHTJA

Rokeri, i cili është në panelin e vlerësuesve të spektaklit “The Voice”, ka folur edhe për ndikimet e muzikave të huaja në muzikën shqiptare, si nga ato që vijnë nga Perëndimi e edhe ato të muzikave tjera ballkanike e orientale, duke fajësuar këtu edhe mediat.

“Tregu muzikor shqiptar është i përmbytur nga orientalizmat, turqizmat, sllavizmat dhe greqizmat. Stimulimi nga ana e medias është i mbushur me Rap, Techno, Hip-hop dhe RnB duke eliminuar muzikën Pop. Kështu që, sido ta marrësh, i kemi të gjitha në muzikë. Vetëm një gjë e vockël na mungon: ndonjë gjë origjinale, qoftë kjo edhe tallava, por të jetë origjinale”, ka shtuar më tej rokeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.