Eko Higjiena

Deda: Brenda javës së ardhshme ne do ta shpërndajmë vet Kuvendin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka thënë se, nëse presidenti, Hashim Thaçi, nuk vepron në bazë të Kushtetutës, brenda javës së ardhshme do të shpërbëhet Kuvendi nga deputetët.

Deputeti i pavarur, Ilir Deda, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet t’i kryej brenda ditës diskutimet me partitë politike.

Ai ka thënë se këto diskutime duhet të kryhen sa më shpejt.

“Presidenti është duke e nënçmuar skenën politike sepse ai konsultimet mund t’i përfundoj në një ditë, e jo ta zgjas kaq shumë. Kushtetuta i jep dy mundësi. Unë e kam dëgjuar diçka që nuk është e bazueshme për Qeveri teknike. Ajo është kot kur thuhet se Kuvendi sipas Kushtetues mund ta zgjedh një Qeveri të re politike, ku përfaqësues nuk është PAN-i. Vullneti i partive është të shkojmë në zgjedhje, e jo për këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij javën e ardhshme duhet të shpërndahet Kuvendit.

FIDANISHTJA

“Pasi që Presidenti po vonon kaq shumë, ne më së largu javën e ardhshme e shpërndajmë vetën tonë. Por po i presim tani zgjedhjet e LDK-së, të shohim se kush do të jetë udhëheqja e re në mënyrë që ta dimë se a do t’i bashkojë partitë tjera opozitare. Unë jam gjithmonë për kthesë, duhet bërë presion për përgjegjësi për ata që thirren në ndryshim. Logjika është që PAN-i me shku në opozitë, ndërsa opozita e tanishme LDK- LVV- PSD, dhe ne të tjerët, e edhe ata që nuk janë duke garuar në zgjedhje, me kualitet mendor do ta forcnonin listën”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sipas tij Qeveria e ardhshme do ta ketë vështirë ta kthej besimin e qytetarëve dhe se siç theksoi Deda në 100 ditëshin e parë do të mundohet vetëm për këtë.

“Qeveria e ardhshme duhet të dijë se me cilat tema do të merret. Duhet të bëhet lista me prioritetet në rrafsh të jashtëm dhe të brendshëm. Me e vështira është të kthehet besimi qytetar i humbur, duhet të punohet për këtë”, është shprehur Deda.

Deda ndër të tjera ka folur edhe për të ardhmen e tij politike, duke theksuar se të vetmin mendim ka për një opozitë të bashkuar.

“Unë jam i angazhuar të ketë listë të përbashkët opozitare, dhe do të angazhohem për opozitën e bashkuar. Në fund do të vendosi. Në këto zgjedhje duhet me dal me një projekt për ndryshim dhe këtë e ka në dorë opozita e bashkuar. Unë iu kam thënë të gjithëve, hajde po e presim LDK-në çka do të ndodhë me 3 gusht, pastaj po bëjmë presion për bashkim opozitar. Nëse nuk ndodhë kjo, atëherë gjithkush rrugës së vet. Për mua ky është opsioni më i keq”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.