Debuton me asistim 50-të milionëshi shqiptar në Austri
Talenti i madh shqiptar, Donis Avdiajaj, ka regjistruar ndeshjen e parë zyrtare me skuadrën austriake, Sturm Graz.
18 vjeçari që ka një klauzolë prej 50 milionëve, është i huazuar nga Schalke te skuadra gjermane, ndërsa sot ka regjistruar debutimin e tij të parë në kampionatin austriak, në barazimin e skuadrës së tij me Wiener Neustadt, 3:3.
Avdijaj u inkuadrua në lojë në minutën e 81’, ndërsa menjëherë pas dy minutave, asistoi të bashkëlojtari i tij, Ehrenreich.
Menjëherë pas ndeshjes, Avdijaj ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook.
“Pershendetje fansat e mi te dashur , Mas ni kohe gjat te pritjes debutimit / debutova dje ne Ligen e Pare austiriane , me vjen shum mir perkrahja juv dhe ton ata kommente shkelqyshem te ASAVE t’futbollit”, ka shkruar Avdijaj në llogarinë e tij në Facebook./Indeksonline/


