United Hospital

Debutimi i ëndrrave dhe injorimi i Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Vetëm 17-vjeçar dhe arriti të debutoj në njërin ndër kampionatet më të forta në Evropë. Sulmuesi kosovar, Valmir Sylejmani, ka arritur të jetë ndër lojtarët më të ri që ka debutuar këtë stinor në Bundesligën gjermane. Gjilanasit iu dha hapësira fillimisht me skuadrën e parë të tregojë vetën në ndeshjet para-sezonale, ku shkëlqeu duke shënuar e asistuar, ndërsa në elitën e futbollit gjerman debutoi vetëm në dy ndeshjet e fundit të pjesës së parë të stinorit.

Skuadra e Valmirit, Hannover ’96, ishte duke pësuar humbje turpëruese 3:1 në shtëpi të saj nga Nurnbergu, ndërsa rikthimin e bëri pikërisht 17-vjeçari, duke asistuar në ngushtimin e epërsisë 3:2, për të përfunduar ndeshja në barazim 3:3.

UBT

Në një intervistë dhënë për Arena, Valmiri tregon emocionet që kishte në debutim dhe fjalët që ia kishte thënë trajneri, Mirko Sllomka, para se të futej në lojë. “Kur më tha trajneri bëhu gati të futesh, vërtet mbeta i shtangur.

Para se të hyja, Mirko Sllomka më tha: ‘Nuk kemi më se çfarë të humbasim. Futu në lojë pa frikë dhe trego se vlen shumë. Bëje lojën tënde dhe kontribuo për barazim’. Në fillim isha pak i humbur pasi luaja para 30 mijë tifozëve, por pastaj u ambientova dhe bëra lojën time, ku arrita të kontribuoj edhe me një asistim”, u shpreh Sylejmani, i cili pas ndeshjes u duartrokit nga të gjithë të pranishmit dhe morri lëvdata të mëdha nga trajneri Sllomka dhe bashkëlojtarët e tij…(Tribuna – Arena).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.