UBT

Debutim madhështor: Kosova me rezultat pozitiv në ndeshjen historike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përfaqësuesja e Kosovës ka bërë një debutim ëndrrash në takimin e parë në një garë zyrtare ndërkombëtare duke arritur të barazojë (1-1) në shtëpi të Finlandës, në një ndeshje ku e meritoi edhe fitoren.

Skuadra vendase e filloi më mirë takimin duke sulmuar dhe duke krijuar disa raste, të cilëve mysafirët u shpëtuan.

Mirëpo, në minutën e 18-të nikoqirët realizuan. Një moment pakujdesie në mbrojtje dhe finlandezët arritën të konkretizojnë. Paulus Arajuuri ishte futbollisti që realizoi golin e parë në këtë përballje (18’).

Menjëherë pas, Kosova pati një reagim të mirë, mirëpo nuk u konkretizuan disa raste duke goditur edhe shtyllën. Në gjysmën e dytë, Kosova filloi ta dominonte ndeshjen në përpjekje për ta kërkuar golin e barazimit.

FIDANISHTJA

Dhe falë një paraqitjeje mbresëlënëse të përfaqësueses sonë dhe presionit të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit, erdhi goli. Pas një aksioni, Bernard Berisha u ndal gabimisht në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Përgjegjësinë e mori Valon Berisha, i cili ishte tejet i saktë në goditjen e tij që u ndal në rrjet (60’).

Ky është një gol historik, duke qenë se është i pari për përfaqësuesen e Kosovës në një garë zyrtare ndërkombëtare.

Loja e mirë e mysafirëve vazhdoi edhe në minutat tjera, pasi në asnjë moment nuk shprehnin inferioritet, porse lojtarët tanë shkonin gjithmonë përpara për të sulmuar, edhe pse në raste të caktuara rrezikonin.

Në minutat e mbetura, Kosovës iu mohua një penalti, derisa presioni vazhdoi në kërkim të golit të fitores, por për fatin tonë të keq, u desh të pajtohemi me barazim./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.