FIDANISHTJA

Debutim i suksesshëm i Imerit në kombëtaren e Zvicrës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Zvicër 1:1, të zhvilluar në stadiumin “Olimpico di Roma”të Romës, e vlershme për Botërorin “Katar 2022” përveç Xherdan Shaqirit, të aktivizuar në pjesën e dytë kanë qenë edhe futbollistët Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri, me origjinë nga Peja, gjegjësisht Ferizaj, i Republikës së Kosovës.

Imeri mesfushor i FC”Servette” të Gjenevës, që është edhe kapiten në shpresat U-21, të Zvicrës, në ekipin e parë të helvetikëve kundër Italisë, është aktivizuar në minutën e 69 të lojës, duke e zëvendësuar sulmuesin Renato Steteffen.

Kurse kah fundi i lojës selektori i Zvicrës, Murat Yakin, i ka dhënë shansin edhe Andi Zeqirit, qendërsulmues tek FC.”Augsburg”i Gjermanisë.

Zeqiri po të ishte pak më i kujdesshëm fare lehtë ka mundur të shënoj për Zvicrën, në minutat shtesë të lojës.

Mirëpo, gjuajtjen e tij të plogët e ka devijuar jashtë vijës fundore të fushës, Leonardo Bonucci, mbrojtës i azurëve.

Në anën tjetër Yann Sommer, portier i helvetikëve edhe sonte ka bërë ndalje të shkëlqyera të topit, duke dëshmuar se vërtetë është njëri nga portierët më të mirë në Evropë.

Lojtari më fatkeq i kësaj mbrëmje sportive ishte mesfushori italian Jorge Luiz Frullo-Fino, i njohur me shkurtesën Jorgniho.

United Hospital

Ai penalltinë e akorduar nga gjyqtari kryesor i këtij takimi M.Taylor, në minutën e 90, në favor të italianëve e ka huqur, duke e çuar topin lartë mbi transversalen e portierit zviceran Sommer.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjes Pierre Poullier,gazetar sporti në”Radio Televizion Suisse”, kanal i Zvicrës, frëngjishtfolëse ka marrë edhe mendimin e Imerit, përkitazi me këtë takim, me raste të shumta shënimi për të dyja palët.

Imeri, është shprehur mjaft i kënaqur që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës, në futboll.

Sipas tij skuadra zvicerane edhe pse me shumë mungesa në formacion bëri lojë të shkëlqyeshme.

Për çfarë ngjashëm mendon edhe tifozëria e shumtë e kuq e bardhëve gjithandej Zvicrës.

ARIF EJUPI

https://www.albinfo.ch/debutim-i-suksesshem-i-imerit-ne-kombetaren-e-zvicres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.