GRANDEMALL

Dëbohet në Kosovë sulmuesi i taksistëve

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pasi ka mbajtur 13 muaj burg ai tash, me vendimin e gjyqit, duhet të dëbohet në vendlindjen e tij, në Kosovë, edhe pse ai jeton në Zvicër që nga viti 1955, pra që kur kishte vetëm 5 vjet.

Një kosovar sot 23 vjeç, në vitin 2010 ishte dënuar me 3 vjet burg për plaçkitje, lëndim të shumëfishtë trupor, shkaktim të shumëfishtë të dëmeve materiale, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Pasi ka mbajtur 13 muaj burg ai tash, me vendimin e gjyqit, duhet të dëbohet në vendlindjen e tij, në Kosovë, edhe pse ai jeton në Zvicër që nga viti 1955, pra që kur kishte vetëm 5 vjet, raporton albinfo.

Një nga veprat penale që i ngarkohen atij është plaçkitja me dhunë e një taksisti. Ai ia kishte lidhur taksistit në fjalë një tel të dryrit të biçikletës rreth qafës për t`ia grabitur paratë e pazarit të ditës. Në një rast tjetër ai kishte sulmuar po ashtu një taksist, duke ia mbajtur thikën në fyt, për t`ia marrë ndërkohë portofolin me para.

Paratë i duheshin, për të blerë ushqim në kioskun e afërm!

Mobi Casa

Edhe para se të fillonte vuajtjen e burgut, Zyra Kantonale për Migracion e Argaut ia kishte tërhequr atij lejen e përhershme të qëndrimit në Zvicër duke ia mohuar qëndrimin e mëtejmë në këtë shtet.

Më tutje, si Gjykata për të drejtën e të huajve ashtu dhe Gjykata Federale e kishin miratuar qëndrimin e zyrës në fjalë.

Sipas Gjykatës Federale, si instanca më e lartë, është e pakontestueshme se me dënimin me burg, kosovari kishte plotësuar kriteret për t`ia hequr të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Edhe dëbimi i tij nga Zvicra, sipas kësaj gjykate është i zbatueshëm dhe “proporcional me veprat e kryera”.

“Me energjinë kriminale të treguar nga ai, nuk mund të neglizhohet rreziku i përsëritjes së delikteve. Kosovari nuk është i integruar me profesion në Zvicër, nuk ka mbaruar asnjë profesion dhe nuk ka vend pune. Kthimi i tij në Kosovë është i realizueshëm edhe për faktin se një pjesë e familjes së tij jeton në Kosovë”, thuhet në qëndrimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.