Uji Dea

Dëbohet edhe një familje shqiptare e integruar mirë

/ 2 minuta lexim
HW

Albana kishte punuar si një infermiere e licencuar, Aramiti në një fermë të kuajve, kurse vajza e tyre 6-vjeçare kishin filluar shkollimin. Ata kishin filluar të flisnin gjermanisht.

Një familje shqiptare edhe pse ishte e integruar në Gjermani është dëbuar për në vendin e prejardhjes, shkruan ‘badische-zeitung.de’, përcjell albinfo.ch.

Horror dhe moskuptim te fqinjët, trajnerët dhe rrethin për një familje refugjate. Për herë të tretë, një familje e mirë integruar është dëbuar.

Kjo ka ndodhur me familjen shqiptare Dragoti më 12 prill në Sulzburg të Gjermanisë. Aramit dhe Albana Dragoti si dhe vajza e tyre 6-vjeçare, Flavia është dashur natën të kthehen në Shqipëri.

Familja shqiptare kishte ardhur në Munih në dhjetor të vitit 2014 dhe më pas kishte shkuar në Karlsruhe. Pasi kishin qëndruar Sammellager të Kirchzarten, familja shqiptare shkoi në Sulzburg dy vjet më parë, dhe në atë kohë Shqipëria ende nuk ishte klasifikuar si një vend me origjinë të sigurt. Familja ishte vendosur në një shtëpi ku ende jeton një 88-vjeçar.

ARKATANA

Marrëdhëniet ndërmjet familjes shqiptare dhe 88-vjeçarit ishin të mrekullueshme, thotë fqinji Ernst Hiestand.

Albana dhe Aramiti ishin duke punuar. Albana kishte punuar si një infermiere e licencuar, derisa Aramiti në një fermë të kuajve, kurse vajza e tyre 6-vjeçare kishin filluar shkollimin. Ata kishin filluar të flisnin gjermanisht. Familja ishte miqësore dhe shumë e afërt me banorët tjerë.

Pavarësisht të gjitha këtyre, familja shqiptare është dashur të kthehet në vendlindjen e saj, ku kushtet nuk i kanë aspak të mira.

http://www.albinfo.ch/debohet-edhe-nje-familje-shqiptare-e-integruar-mire/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.