RCCOLA

Debatoi me trajnerin, Memushaj gati të largohet nga Pescara

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas debateve dhe momenteve të tensionit që pati me trajnerin Luciano Zauri, Ledian Memushaj po mendon seriozisht largimin nga Pescara.

Lënia jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Chievos nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit shqiptar, i cili e konsideron veten një lojtar me shumë peshë te skuadra abruceze.

Mobi Casa

Memushajt nuk i kanë pëlqyer as deklaratat e trajnerit Zauri pas ndeshjes ndaj Chievos dhe duke iu referuar mediave italiane vështirë se raportet mes tyre do të jenë sërish si më parë.

Në këtë mënyrë Memushaj është gati që të largohet që më muajin janar pasi shumë skuadra të tjera të Serie B janë gati ta mirëpresin krahëhapur. /SS/