Uji Dea

Debatohet rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë që e dëmtojnë shëndetin e tyre

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi. OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.

Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 29 Qershor 2016 në Kamenicë ka mbajtur konsultimin e tretë publik me qytetarë në bashkëpunim me anëtarët e grupit punues për hartimin e rregullores për mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë që e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

Takimi u hap nga konsulentja e NOPM-së Besime Tusha ku i njoftoi qytetaret për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Administratës se Përgjithshme, përkatësisht drejtorin dhe komisionin punues për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore, pastaj fjalën e mori kryesuesja e grupit punues përkatësisht koordinatorja për mbrojtjen e te drejtave te fëmijëve e cila e shpjegoi dhe elaboroi me gjerësisht rregulloren.

Gjatë sqarimit të ndryshimeve në këtë rregullore, u veçua çështja e gjobave dhe përkufizimeve me theks të veçantë përkufizimin e lokaleve afariste, si dhe përcaktimin e moshës se fëmijëve në disa raste (neni 2, 4, 6).

Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi. OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.

Fundamenti

Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta.

Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve pjesëmarrës duke përfshirë qytetarë nga komuniteti shqiptar dhe serb, student, përfaqësuesit e organizatave te shoqërisë civile, dhe mediave, te rinjtë, grupit te grave dhe zyrtar komunal. Në total kanë qenë rreth 34 pjesëmarrës, ku prej tyre 22 meshkuj shqiptar dhe 3 serb, si dhe 9 femra shqiptare.

Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim.

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)./rajonipress/