Eko Higjiena

Debati për hetimet në KEK, Haliti: Votoni komisionet, kush është për burg- shkon në burg

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke diskutuar të enjten, 28 prill, për themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Në diskutim janë dy komisione hetimore për energjinë.

Njëri është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Komisioni tjetër është propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Uji Dea

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka propozuar që të miratohen të dy komisionet hetimore parlamentare për çështjen e energjisë elektrike, që po diskutohen sot në Kuvend.

“Unë nuk e kam ditë që i dini të gjitha. Dhe mua po më vjen keq që nuk kanë shkua këta që i dinë të gjitha këto keqpërdorime në prokurori dhe s’kanë kërkuar komisione hetimore edhe më herët. Por mua po më çudit ngërçi që është krijuar në lidhje me formimin e këtyre dy komisioneve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti thotë se edhe në të kaluarën ka qenë presedani që të mos refuzohen komisionet hetimore pavarësisht nga kush propozoheshin.

“Ta votojmë këtë komisionin që e kanë kërkuar deputetët me 40 nënshkrime. Pastaj le të formohet edhe komisioni tjetër e të hetohet prej drejtorit të parë të KEK-ut, kush ka qenë Ilaz Kurteshi apo kush… Pra të hetohen prej kohës së Ilaz Kurteshit kush çka ka marrë, çka ka ngrënë, çka ka ble, çka ka marrë kredi e krejt. Votoni, nuk ka ndonjë problem. Kush është për burg, shkon në burg, kur është për me qëndrua jashtë, rri jashtë. Nuk është në rregull të flitet vazhdimisht me gjuhën e burgut, vjedhjes. Jemi njerëz gabojmë të gjithë ndonjëherë”, tha ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.