UBT

Debatet dëmtojnë shëndetin

/ 1 minutë lexim

Çiftet kanë zënkat e tyre në jetë, këto vijnë për arsye të ndryshme si çështja ekonomike, kanali televiziv për t’u parë apo vjehrra.

Çiftet që nuk debatojnë janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë se ata që grinden rregullisht me njëri-tjetrin, ky rezultat është nxjerrë nga një studim mjekësor 20-vjeçar i bërë nga Universiteti i Utah (SHBA).

UBT

Shkencëtarët bëjnë me dije se alternativat e sherrit janë të ndryshme, por duhet të dini që debatet dëmtojnë shëndetin. Rreth 1 700 çifte të martuar gjatë dy dekadave janë ndjekur nga kërkuesit shkencorë duke matur shëndetin e tyre fizik dhe duke marrë përgjigjet e tyre mbi cilësinë e jetës së tyre.

Ata dolën në përfundimin se sa më shumë të debatonin me njëri-tjetrin, aq më i keq ishte shëndeti i tyre i përgjithshëm dhe se martesa e lumtur ishte çelësi i një jete të gjatë. Çiftet nuk duhet të kenë zënka për të jetuar më gjatë, për të jetuar të lumtur dhe për një jetë më të shëndetshme. /Telegrafi/