HW

Debat: Zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare nuk sjellin risi për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë (CADD) organizoi një tryez të rrumbullakët në Preshevë me gazetarët e mediave lokale dhe atyre kombëtare, me çrast u diskutua për pjesëmarrjen e Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare.

Belgzim Kamberi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë është shprehur se zgjedhjet lokale mund të sjellin ndryshim vetëm në mënyrë figurative, por jo dhe në atë përmbajtësore.

Mendim të ngjashëm kishte edhe Baki Rexhepi, gazetar i Radio Televizionit të Kosovës i cila tha se përkundër propagandas së deritashme subjektet politike nuk po tregojnë gatishmëri për tu përballur me çeshtjet kyçe të të drejtave të Shqipëtarëve për derisa nuk po tregojnë një seriozitet në angazhimin e tyre për zgjidhje konkrete.

Jeton Ismaili gazetar në RTV “Spektri” tha gjatë debatit se nuk ka ndonjë risi në listat e subjekteve politike qoftë për zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare duke veçuar Partinë për Veprim Demokatrik e cila kësaj rradhe për bartëse e listës ka znj. Ardita Sinani.

Uji Dea

Skender Saqipi, gazetar në Portalin Informativ Titulli.com duke folur për zgjedhjet tha se është e domosdoshme pjesmarrja në zgjedhjet parlamentare duke treguar kështu gatishmëri për integrim dhe përfaqësim të interesave shqiptare, ndërsa për zgjedhjet lokale është shprehur Saqipi se nuk pritet nodnjë ndryshim i qasjes së qeverisjes dhe përmirësimit të gjedjes së përgjithshme.

I pranishëm ishte edhe Fatlum Hetemi i cili në diskutimin e tij tha se është fatkesi edhe pas njëzet viteve të diskutojmë për strukturën e njejtë politike.

Emruesi i përbashkët i kësaj tryeze ishte që klasa politike duhet të vedijësohet në përgjegjësitë që ka për përfaqësimin e denjë të interesave të shqipëtarëve, sidomos tani kur pritet të hapën kapitujt mbi të drejtat e njeriut të cilat janë kusht për Integrimin e Serbisë në BE.

Ky pra është debati i tretë i ( CADD), që ka për synim ngritjen e vetëdijes politike dhe kombëtare të Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës./titulli/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.