FITORJA

Debat, polemika e akuza – zhvillime dramatike në Komisionin për Gylenistët

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ndonëse ishte planifikuar që presidenti i vendit, Hashim Thaçi të raportojë para Komisionit Parlamentar Hetimor për deportimin e Gylënistëe, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar të dijë nga anëtarët e Komisionit nëse eksperti ndërkombëtar i emëruar ka kaluar nëpër interpretime ligjore, shkruan lajmi.net.

Madje sipas Thaçit, vetë eksperti ndërkombëtar ishte asistent i deputetit të VV-së, Sami Kurteshi.

Debati eskaloi edhe më shumë kur mes anëtarëe të Komisionit filluan akuzat për kohën e luftës.

Polemika të ashpra me këtë rast u zhvilluan mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe atij të LDK-së, Anton Quni.

GRANDEMALL

Sipas presidentit, Komisioni me këtë rast e ka shkelur nenin 21 pikën 5, ku thuhet se eksperti duhet të jetë i paanshëm në këtë rast.

Madje ai ka kërkuar edhe Komision tjetër Parlamentar për të hetuar këto shkelje ligjore.

Çështja e ekspertit ndërkombëtar bëri që në këtë Komision të vazhdojë edhe më tutje debati, teksa presidenti Thaçi refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve pa qartësimin e kësaj çështjeje.

Si përfundim, presidenti ka kërkuar që zyra ligjore e Kuvendit të qartësojë nëse emërimi i ekspertit ka qenë i pranueshëm apo jo. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.