Fundamenti

Debat për draft buxhetin mbahet me drejtorët e shkollave dhe grupet egrave

/ 2 minuta lexim

Viti – Në vazhdën e takimeve me qytetar dhe grupe tjera të interesit lidhur me Draft Buxhetin e vitit 2019-2021, të martën janë mbajtur edhe dy debate të radhës me drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë, si dhe me grupet e grave që përfaqësojnë shoqata dhe organizata të tjera.

Në të dy këto takime, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama ka njoftuar ata lidhur me rendësin që kanë takimet rreth hartimit të buxhetit, ndërkohe që ka njoftuar gjithashtu edhe me shifrat e shpenzimeve që parashihen nëpër sektor të ndryshëm.

Drejtorët e shkollave, kërkuan që të shtohet buxheti për investime në arsim, që ndikojnë në përmirësimin dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe personelit.

Fundamenti

Po ashtu, ata kërkuan edhe pajisjen shkollave me teknologji informative dhe kabinete, sikur edhe të investohet në trajnime për mësimdhënës.

Edhe në takimin me grupet e grave, u kërkua që në buxhetin e ardhshëm të ketë një ndarje pak më të madhe për investime në projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e shoqatave dhe organizatave të grave të komunës së Vitisë./rajonipress/