ARKATANA

Debat pa rezultat

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

U mblodhën, debatuan mes vete, por dolën nga Kuvendi pa dhënë ndonjë rezultat. Deputetët e Bllokut, megjithatë i akuzuan lirshëm PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçi për vënie në rrezik të funksionimit të shtetit me moshapje rrugë për krijimin e institucioneve të reja. Pas dy orë diskutimesh, deputetët e LVAN-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, përmes të cilës i kanë bërë thirrje kryesueses së seancës Flora Brovina, që sa më shpejt të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Në emër të LVAN-it, deklaratën e ka lexuar deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani. Në deklaratë thuhet se nëse deputetja Brovina nuk e thërret seancën, atëherë përsëri shumica parlamentare do të angazhohet për vazhdim të seancës dhe konstituim të Kuvendit në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare.

Hidromorava

“Ne deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që përfaqësojmë shumicën parlamentare, të shqetësuar me situatën politike e krijuar nga bllokada e PDK-së dhe kryesuesja e seancës, Flora Brovina, duke kuptuar se duhet të krijohen institucionet, duke pasur praktikat më të mira parlamentare, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se deputetët janë të lirë të veprojnë, ne angazhohemi si në vijim: 1. Konstituim sa më të shpejtë të institucioneve shtetërore; si dhe 2. Zgjidhje përmes shumicës parlamentare, e cila kërkohet për të krijuar këto institucione”, thuhet në deklaratën e lexuar nga deputetja Osmani…(Tribuna).