Fundamenti

“DEA” pas suksesit në tregun evropian synon edhe tregun e Turqisë

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me ujë të kësaj fabrike furnizohet KFOR-i në Kosovë. Jashtë Kosovës eksportohet në Maqedoni e Shqipëri. Mustafë Shala tha se shumë shpejt pritet të finalizohet edhe marrëveshja me Turqinë për dërgesat, që do të fillojë këtyre ditëve. Jemi prodhuesit më të mëdhenj në Kosovë, me kapacitetet më të mëdha dhe me ujë të cilësisë së lartë, vlerësuar nga institutet gjermane, zvicerane, franceze e amerikane thotë ai.

Pas suksesit që ka treguar në tregun evropian uji mineral dhe natyral DEA synon edhe tregun e Turqisë. Mustafë Shala pronarë në këtë kompani thotë për rajonipress se jemi prodhuesit më të mëdhenj në Kosovë, me kapacitetet më të mëdha dhe me ujë të cilësisë së lartë, vlerësuar nga institutet gjermane, zvicerane, franceze e amerikane.
Shala, thotë se teknologjia është e standardeve evropiane dhe se prodhimi është me ISO standard ( standard të lartë ) mbikëqyrur nga institute zvicerane, parakushte këto të cilat ndikuan që e ardhmja e kësaj fabrike të ishte me shumë sukses.

Fabrika për prodhimin e ujit mineral dhe natyral “DEA” është një tregim i suksesshëm në Kosovën e pasluftës. Angazhimi i madh e me përkushtim dhe vendosmëria për punë dhe sukses, bënë që kjo kompani të arrij sukses dhe të bëjë emër në vend, rajon e më gjerë.

Padyshim që një shembull për të gjithë si punohet dhe si arrihet suksesi, veçmas për rrethanat tona. Në vitin 2004, Fabrika “DEA”, filloi me prodhimin e ujit natyral dhe atij mineral. Ideja për të bërë edhe këtë hap të rëndësishëm ekonomik ishte e vëllezërve Shala nga Poneshi i Gjilanit.

Vendi ku ngriti shtat objekti i kësaj fabrike dispononte me sasi uji të bollshëm, si të ujit mineral, poashtu edhe atij natyral. Kjo bëri që vëllezërit Shala të mos hezitojnë duke i dhënë kështu mbështetje zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik dhe shoqëror në Kosovë. Vendosmëria e tyre bëri që të tejkalohen të gjitha sfidat, dhe në dy vitet e para kompania me sukses të hyjë në treg, duke shënuar shtrirje dhe rritje rapide në këtë aspekt. Cilësia e mirë e ujit dhe promovimi adekuat i objektivit të saj, ishin paraprijës të këtij suksesi ekonomik privat.

Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe kohore erdhi edhe deri te zgjerimi i asortimanit të produkteve e që prihej nga dëshira për ekspansion të vazhdueshëm, por gjithmonë duke u bazuar në kërkesat e klientëve. Kurse kur është fjala për standardet e ujit të ambalazhuar, në vitin 2006 ishte çertifikuar me ISO 22000, ISO 17025 (laboratori i vetëm i akredituar në Kosovë) dhe HACCP, që ofrojnë siguri në prodhim dhe ngritje të kualitetit të vazhdueshëm.

Hidromorava

Nga ana tjetër, cilësia e ujit të këtushëm është vërtetuar edhe nga KFOR-i dhe Ushtria Amerikane, i cili edhe furnizohet me ujët e kësaj fabrike, si dhe baza e NATO-s, ambasadat ndërkombëtare, si dhe shumë institucione të jashtme dhe vendore.

Mustafë Shala, njëri nga vëllezërit Shala, thotë për rajonipress se teknologjia është e standardeve evropiane dhe se prodhimi është me ISO standard ( standard të lartë ) mbikëqyrur nga institute zvicerane, parakushte këto të cilat ndikuan që e ardhmja e kësaj fabrike të ishte me shumë sukses.

Fabrika “DEA” ka katër linja të prodhimit, ku kapaciteti i prodhimit është 20 mijë litra ujë në orë. Për shpimet thuhet se janë të thella 150 deri në 300 metra, kurse burimet vijnë nga e njëjta thellësi tokësore.

Ambalazhet janë PET ( plastikë ) dhe prej qelqi. Me ujë të kësaj fabrike furnizohet KFOR-i në Kosovë. Jashtë Kosovës eksportohet në Maqedoni e Shqipëri. Shala tha se shumë shpejt pritet të finalizohet edhe marrëveshja me Turqinë për dërgesat, që do të fillojë këtyre ditëve. “Jemi prodhuesit më të mëdhenj në Kosovë, me kapacitetet më të mëdha dhe me ujë të cilësisë së lartë, vlerësuar nga institutet gjermane, zvicerane, franceze e amerikane. Investimet e Kompanisë janë të vëllezërve Shala “COMPACT GROUP”, kurse uji është i verifikuar dhe i cilësisë së lartë.

Emri “DEA” ishte emri i mbretëreshës së qytetit më të vjetër të Butrintit në Shqipëri. “COMPACT GROUP “ me njësitet e bizneseve që ka tash për tash, Fabrikën për prodhimin e ujit natyral dhe mineral “DEA“, Hotelin “KRISTAL“, “VIVA FRUTTA“ dhe “COMPACT PETROL“, dhe ka të punësuar rreth 200 punëtorë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.