De Laurentiis, i kënaqur me Xhemajlin

Ditëve të fundit, mediat italiane kanë paralajmëruar se gjatë afatit kalimtar të janarit, skuadra e Napolit do të pësojë ndryshime të theksueshme.

Madje, ato kishin raportuar se edhe Blerim Xhemajli do të ndahet me ekipin italian për shkak se gjatë pjesës së parë të kampionatit nuk kishte hapësirë të kënaqshme për të luajtur. Sipas tyre, mesfushori shqiptar nuk e ka arsyetuar shumën e parave që Napoli e kishte shpenzuar për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mirëpo, këtë e ka mohuar kategorikisht presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis. Ai ka thënë se nuk gaboi që i shpenzoi 9 milionë euro për ta bërë të vetin reprezentuesin zviceran.

“E vërteta është se në muajt e ardhshëm, por edhe në verë do të ketë shumë investime në skuadër. Ne tashmë jemi prezent në treg, ku jemi duke shikuar përforcime”, ka thënë ai. “Mirëpo, nuk mendoj se 9 milionë euro që i kemi shpenzuar për Xhemajlin dhe 16 milionë tjera për Inlerin të kenë qenë të gabuara”, ka theksuar ai.(express)

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS