De Biazi: Nuk shkojmë për shëtitje

Gianni de Biazi konsideron se dy miqësoret me Francën dhe Italinë mbeten dy ndeshjet delikate të cilat duhet të kalohen pa gola. Për të ndeshjet janë shumë delikate dhe skuadra duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. “Duhet të fitojmë sa më shumë eksperiencë pasi luajmë ndaj dy skuadrave të forta.
Kur luan ndaj ekipeve të këtij niveli ka shumë rëndësi paraqitja. Do të kërkojmë të mos pësojmë gola dhe të shfaqemi në fushë siç kemi bërë ndeshjet e fundit. Kam disa mungesa të rëndësishme si Xhaka e Kaçe prandaj nuk kam marrë një vendim për formacionin”, ka deklaruar italiani.
Tekniku italian i kombëtares shqiptare e pranon se dy miqësoret e radhës duhet të ndihmojnë grupin të jetë më i konsoliduar, por në asnjë mënyrë djemtë e tij nuk duhet t’i konsiderojnë si sfida të parëndësishme. “Në këto dy sfida nuk do të shkojmë për shëtitje. Ne do të kërkojmë të mos humbasim, madje po të na jepet mundësia do të kërkojmë edhe fitore”, ka theksuar ish trajneri i disa skuadrave italiane.
Cilat janë objektivat për Francën dhe Italinë.
Të bëjmë eksperiencë, të bëjmë eksperiencë ndaj dy skuadrave që janë shumë të forta dhe si të gjitha aktivitet e jetës, kur bën dy ndeshje kundër skuadrave të këtij niveli, mendoj se është shumë e rëndësishme për ne.
Të bësh eksperiencë do të thotë se rezultati nuk ka asnjë rëndësi…
Meqë është miqësore, do të mundohemi të mos mbytemi me gola nga dy skuadra të cilat janë të një niveli të mirë. Do të mundohemi të hedhim në lojë atë që kemi bërë deri tani, do të na mungojnë lojtarë që shpresoja shumë të mos mungonin: Xhaka, Kaçe dhe Rama përgjysmë. Do të shoh ditën e ndeshjes se si do të luajmë.
Do të luajmë në sulm (in attacco)…
Do të luajmë të ngjitur pas portës tonë (attacati alla nostra porta). Nëse duam të pësojmë një thes me gola do të hidhemi të gjithë në sulm, si idiotët. (qesh)…(Arena)